Doriev e Shala shënojnë për fitore 2:1 në ndeshjen e fundit të sezonit. Kuqezinjtë për herë të 10-të me rradhë dalin në Kupat e Evropës
Detajet e ndeshjes:
RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 1:2 (0:0)
Stadiumi në Maxhari të Shkupit
Golashënues: Doriev 51’ dhe Shala 76’ (Shkëndija), ndërsa Rusheviq 53’ (Rabotniçki)Arbitër: Krumislav Gjorgiev (Shtip)
RABOTNIÇKI: Aleksovski (Jakimov 81’), Despotovski (Ljushev 56’), Miserdovski, Alimi, Resheviq (Veliçkovski 67’), Boshkovski, F. Todorovski, Angelov (Nikollovski 67’), Manojlov, Ismaili, D. Todorovski (c) (Fetai 56’).Trajner: Milan Ilievski
SHKËNDIJA: Ramani, Rexhepi (Murati 46’), Bejtullai (c), Cake, Çinari (Doriev 46’), Totre, Elezi (Shala 46’), Mujezinoviq, Dita, Jakupi (Hamza (62’), Nuhija.
Trajner: Qatip Osmani
Ndeshja:
Shkëndija e mbyll me fitore 2:1 në fushë të Rabotniçkit sezonin garues 2022/2023 dhe për herë të 10-t resht siguron dalje në Kupat e Evropëd. Doriev dhe Shala shënuan golat për fitoren e 16-të sezonale.
Trajneri Osmani ndeshjen e nisi me shumë ndryshime në formacionin bazë, me Ferat Ramanin në portë, si dhe të rinjtë Almir Rexhepi, Lorik Jakupi e Amir Nuhija si titullarë. Pjesa e parë nuk dhuroi ndonjë futboll aq kualitativ dhe me disa gjysmëraste nga dy palët barazimi 0:0 ishte epilog real.
Në start të pjesës së dytë trajneri Osmani hyri me tre zëvendësime kur Murati, Shala e Doriev, zunë vendet e Rexhepit, Çinarit dhe Elezit. Loja fitoi në intensitet dhe pas dy shanseve të mira Shkëndija paralajmëroi epërsinë që do të vinte në minutën e 51-të pas një aksioni individual të Ljupço Dorievit. Fatkeqësisht avantazhi nuk zgjati gjatë, pasi vendasit dy minuta më vonë Rusheviq solli simetri në rezultat. Shkëndija nuk u kënaq me kaq, vazhdoi të jetë kërkuese dhe efekti erdhi në minutën e 76-të kur Totre e Mujezinoviq zhvilluan super aksion, ndërsa Shala me përfundim të saktë solli epërsi dhe fitore 2:1. Kështu kuqezinjtë mbyllin sezonin me fitore dhe angazhimin e rradhës do ta kenë në Kupat e Evropës.