Davor Taleski | Shkëndija – Gostivari

No image

Portieri i Shkëndijës fton veten dhe shokët e skuadrës të marrin përgjegjësi në këto momente vendimtare të sezonit, për të kërkuar maksimumin e mundshëm në një situatë kur jo gjithçka varet nga ne. Mirëpo duke nisur nga ndeshja e nesërme me Gostivarin, futemi në pesë xhirot e fundit ku mund të ndodh gjithçka dhe kuqezinjtë refuzojnë të dorëzohen në garën për titull. 

Ndeshja e xhiros së 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Gostivarit luhet të dielën në Tetovë me fillim në orën 16:00.

…vijmë pas humbjes 2:1 nga Tikveshi…

Davor Taleski: “Mirë, si që thatë përejtuam një humbje të rëndë në Kavadar, e cila mendoj se në tërësi ishte e pamerituar. Si gjithë këtë gjysmësezon pranveror mendoj se në 90% të ndeshjeve dominojmë në çdo ndeshje, krijojmë mjaft shanse, po ja ai fat sportiv na kthen shpinën deri tani. Por normal edhe ne jemi përgjegjës për këtë dhe tani deri në fund të kampionatit për fat të keq asgjë nuk varet nga ne. Por përgjegjësia dhe obligimi jonë është së pari të marrim përgjegjësi dhe në këto ndeshjet e fundit të japim maksimumin. Edhe pse nuk varet gjithçka nga ne, ne patjetër në çdo ndeshje te shkojmë në fitore, pa marrë parasysh nëse do të luajmë mirë apo keq, ne patjetër të marrim tre pikët për të mbetur deri në fund në luftë për titullin.”

…Gostivari…

Davor Taleski: “Secila skuadër këtë sezon është vërtet cilësore. E dijmë se Gostivari posedon vërtet lojtarë të huaj kualitativ. I respetojmë, por në Tetovë tashmë nuk do të ketë respekt për askënd. Mendoj se patjetër të japim 100% nga mundësitë tona dhe bashkë me tifozët tanë, shpresoj të kemi mbështetje deri në fund në këto ndeshje të fundit, shpresoj në fund të sezonit të kemi benefit.”

Share Now

Related Post