DEKLARATA | Çinari: Klubi, tifozët dhe qyteti meritojnë titullin

No image

Erald Çinari në fitoren 4:1 ndaj Gostivarit të dielën në Tetovë ishte protagonist në të katër golat e kuqezinjëve, duke dhuruar një prej paraqitjeve më të mira personale në pranverë, bashkë me paraqitjen ndaj Vardarit (dy gola në fitoren 3:0). Sulmuesi krahut u shfaq me super assist në minutën e parë kur shërbeu për Shalën, ishte pjesëmarrës indirekt në golin e dytë, solli super harkim për Ademin në minutën e 54-t kur shkuam në 3:0, derisa shënoi vetë dy minuta para fundit për 4:1.  

…. forma e mirë në moment të duhur.….

Erald Çinari: “Është e vërtetë, gëzuar, por në të njejtën kohë edhe për tu mërzitur për pikët që kemi lëshuar. Jemi të vetëdijshëm që kemi bërë gabime, por jemi të vetëdijshëm se kanë mbetur edhe katër ndeshje. Po e shofim se edhe konkurentët tonë gjithashtu bëjnë gabime, kështu që jemi edhe më afër. Nuk na lejohen gabime tjera. Normal edhe loja jonë vjen në shprehje kur lozim në një fushë si kjo në Tetovë që është relativisht e mirë. Besoj në këto 4 ndeshje të mbetura të japim maksimumin dhe të shkojmë aty ku Shkëndija e meriton.”

….paraqitje si kjo shfaqin një Shkëndijë kampione.….

Erald Çinari: “Unë shpresoj shumë që ne në fund të dalim faqebardhë dhe të shpallemi kampion sepse seriozisht ky qytet, këta tifoza dhe ky ekip e meritojnë. Me thënë të drejtën për gjithë sakrificën e presidencës e investimeve që sponsori po bën. Gjithsesi neve na mbetet në dorë të japim maksimumin edhe këto katër ndeshje dhe të dalim faqe bardhë. Normal se ne shprehemi më mirë në terrene ideale dhe kur luajmë në fushë jo adekuate edhe ne jemi më të kufizuar të shfaqim potencialin tonë. Nuk kemi zgjidhje, do të luftojmë deri në fund dhe do japim maksimumin të dalim në fund kampionë.”

….pjesëmarrës në 4 golat e sotëm.….

Erald Çinari: “Me rendimentin personal në këtë ndeshje jam i kënaqur. Ndoshta gjatë gjithë kampionatit nuk jam i kënaqur me veten, sepse jam mësuar të shoh një tjetër Çinar edhe tifozët janë mësuar me pa një Çinar tjetër dhe i kuptpj shumë mirë. Por shpresoj në këto katër ndeshje që kanë mbetur Çinari të del në pah si që doli sot, ti gëzojë tifozat, të gëzojmë qytetin. Dhe jo vetëm Çinari, por gjithë ekipi dhe në fund të dalim faqebardhë sepse fundi fundit ky ekip është mësuar të luajë gjithmonë për titullin kampion dhe na duhet të jemi aty gjithmonë për titullin kampion.”ReplyReply allForwardAttendee panel closed

Tags

Share Now

About Author

Related Post