Deklarata | Beqiri flet pas ndeshjes me Gostivarin

No image

Tjetër fitore bindëse në Tetovë me kuqezinjtë që afron në tre pikë pranë pozitës së parë, kur kemi edhe 4 xhiro deri në fund dhe me përballje direkte më rivalët për titull Strugën dhe Shkupin. Gostivari sot u dorëzua para Shkëndijës në një fitore 4:1. Shala me një gol super të shpejtë në minutën e parë dhe një tjetër në të 9-ën na dha avantazh 2:0 pas pjesës së parë, derisa në të dytën Ademi dhe Çinari kompletuan golat e tanëve që numëruan deri 4. Kehinde ishte autor i golit për miqtë (minuta e 81 për 3:1). Trajneri Beqiri pas ndeshjes ka lavdëruar skuadrën për performansën, derisa fton në kujdes dhe koncentrim në ndeshjet e mbetura.  

….fitorja.….

Jeton Beqiri: “Mendoj se e dominuam ndeshjen dhe si rezultat i dominimit e merituam edhe fitoren. Normalisht më kënaq dominimi, më kënaq fitorja, më kënaq edhe loja e skuadrës përjashtuar dy tre raste kur duhet të reagojmë më mirë në mbrojtje në mundësitë që i lejuam Gostivarit bashkë me mometin e golit. Por, megjithatë kur luan hapur dhe bën lojë për një gol më tepër ekziston mundësia që edhe të penalizohesh në mbrojtje.”

….fitojmë bindshëm dhe gabojnë rivalët.….

Jeton Beqiri: “Është një kampionat që mund ta quajmë të çmendur, për shkak se kemi gabuar ne shumë, por kanë gabuar shumë edhe rivalët tonë. Megjithatë unë kam besim te skuadra ime dhe besoj se sa i përket lojës ne nuk mund të kemi shumë keqardhje, por mund të kemi keqardhje sa u përket rezultateve për shkak se mendoj se kemi dhënë pak më shumë në fushën në lojës në raport me atë që kemi marrë në aspekt të rezultateve.”

….çka i duhet tani skuadrës.….

Jeton Beqiri: “Duhet të jemi me këmbë në tokë, duhet të vazhdojmë të luajmë mirë pasi vetëm si rezultat i lojës së mirë mund të shënojmë. Shkëndija ka futbollistë cilësorë, kemi mundësi të menaxhojmë këtë situatën. Besoj dhe shpresoj se edhe ditën e mërkurë mund të bëjmë një performansë e cila do të jetë e përafërt apo e njejtë me paraqitjen e sotme.”

Share Now

Related Post