Xhiroja e XXIX | Shkëndija – Gostivari

No image

Të dielën presim Gostivarin në Tetovë në kërkim të tre pikëve dhe shtimit të presionit për konkurentët e kreut në pesë xhiro para fundit. 

NDESHJA

Shkëndija vs Gostivari

Liga e Parë, xhiroja e njëzet e nëntë

Stadiumi i qytetit në Tetovë

E dielë, 28 prill, ora 16:00

Shkëndija nuk ka zgjidhje tjetër veç fitores në duelin e xhiros së 29-të përballë Gostivarit kur mbesin edhe 5 xhiro deri në fund të kampionatit. Humbja e javës së shkuar 2:1 nga Tikveshi na ka çuar një hap mbrapa në garën për titullin kampion, mirëpo me 5 ndeshje të mbetura kuqezinjtë besojnë se mund të kompensojnë negativën prej 6 pikëve kundrejt Strugës. Në këtë drejtim nuk na lejohen tjera gabime dhe serinë e ndeshjeve vendimtare e nisim të dielën me Gostivarin në Tetovë. 

Përballë rivalit nga Pollogu do të kërkojmë fitoren e parë këtë sezon, pasi dy ndeshjet paraprake u mbyllën me barazime (të dyja 2:2, në Gostivar dhe Tetovë). Me 37 pikë nga 28 ndeshje Gostivari vjen në Tetovë si ekip i renditur në vendin e 6-të, 8 pikë larg ekipeve të rrezikuara për mbijetesë. 

Skuadra

Pa lëndime dhe pezullime, stafi teknik për ndeshjen me Gostivarin në disponim ka të gjithë futbollistët. 

Transmetimi

Përballja e xhiros së 29-të të LPFMV Shkëndija-Gostivari është në program të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00 dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit në Youtube (Shkëndija Channel). 

Share Now

Related Post