Kuqezinjtë sigurojnë fitore të merituar dhe tre pikë ndaj ekipit të Skopjes në lagjen Autokomandë të Shkupit, në kuadër të xhiros së shtatë të LPFMV-së.
Shkëndija e dominoi ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave, pati shumë raste shënimi, por goli i Nafiut në pjesën e parë dhe ai i Krivakut në pjesën e dytë mjaftuan për të siguruar fitoren e parë në terren mysafir në sezonin garues 2021/2022.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 3-4-1-2, me dyshen sulmuese Nafiu dhe Elezi.
XI: Zahov, Murati–Bejtullai (c)-Krivak, Merxhani-Alimi-Jessie Djou-Dita-Neziri-Nafiu,Elezi.
Përmbledhje:
Shkëndija e filloi ndeshjen shumë mirë, e mori lojën nën diktatin e saj që nga minuta e parë, dhe kjo rezultoi me gol që në minutën e 14-të, kur pas një pasimi fenomenal të Jessie Djou, Nafiu depërtoi në zonë nga ana e djathtë dhe me goditje precize mposhti portierin kundërshtar (14’).
Bejtullai fut në lojë topin nga rivënia anësore, topi arrin deri në zonën e Skopjes, godet fuqishëm Valmir Nafiu por goditja e tij është jo e saktë (18’).
Pas disa kombinimeve të kuqezinjve, Bejtullai gjuan nga largësia, por topi shkon mbi portë (26’).
Nafiu harkon në zonë nga gjuajtja e lirë dhe gjen për mrekulli Merxhanin i cili godet me kokë, por topi kalon shumë pranë shtyllës (30’).
HT:Skopje 0:1 Shkëndija
Armend Alimi për mrekulli pason deri te Elezi i cili futet në zonë, kalon një lojtar, godet me të majtën por mbron portieri Efremov (58’).
Harkim i bukur i Muratit brenda zonës, Merxhani gjendet i vetëm përballë portierit, gjuan me kokë por goditja e tij nuk është e saktë (59’).
Shkëndija dyfishon rezultatin në 2:0, është Krivak ai që shënon me kokë pas harkimit të Nafiut nga këndi (67’).
Shala udhëheq me topin përpara, futet në zonë, godet me këmbën e majtë por goditja e tij ndalet nga një mbrojtës kundërshtar (75’).
Dorievi bën një solo aksion duke kaluar tre mbrojtës kundërshtarë, futet në zonë por portieri mbron (78’).
Nafiu kroson nga këndi, përsëri kërcen Krivak mbi të gjithë, por këtë rradhë portieri mbron goditjen e tij me kokë (79’).
FT: Skopje 0:2 Shkëndija
Stadiumi në lagjen Autokomandë në Shkup.
Golashënues: Nafiu 9′, Krivak 67’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Murati, Merxhani (Timovski 88’), Alimi (Shala 73’), Jessie Djou, Dita (Ramadani 88’), Neziri, Nafiu (Rakipi 82’), Elezi (Doriev 73’).
Trajner: Bruno Akrapoviq.