Webster i lënduar, Totre, R.Ramadani e Merxhani në dyshim

No image

Duelin e xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë të mërkurën në Tetovë ndaj AP Brera kuqezinjtë e presin me disa ndryshime të detyrueshme në formacion. Trajneri Jeton Beqiri ka konfirmuar një mungesë të sigurtë dhe tre lojtarë tjerë që me gjasë nuk janë gati 100% për lojë. Ronaldo Webster për shkak të një lëndimi më të lehtë do të jetë jashta kombinimit për duelin me AP Brera-n. Ndërkohë në dyshim mbeten Ennur Totre, Reshat Ramadani dhe Zija Merxhani. Të tre kanë ndjerë disa shqetësime në seancën e fundit stërvitore dhe para fillimit të ndeshjes stafi teknik në koordinim me ekipin mjekësor do të vendos për aktivizimin eventual të tyre. 

Shkëndija-AP Brera luhet të mërkurën në Tetovë me fillim në orën 16:00. 

Share Now

Related Post