-
A 0:2
- |, ||, |||, 21/22, Kupa e Maqedonisë
- 2021-09-22 15:00
- Shtip
Shkëndija kualifikohet në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke e mundur ekipin e Kit Go nga Pehçeva me rezultatin 0:2, në Stadiumin e Qytetit në Shtip.
Shkëndija pati raste të panumërta për të shënuar gol, por goli i Adenis Shalës në minutën e 23-të dhe ai i Dorievit në minutën e 92-të mjaftuan për të siguruar fitoren e rradhës së kuqezinjve dhe kualifikimin në 1/8 e finales së kupës.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 3-5-2, me katër lojtarë të ri në mesfushë dhe me Jessie Djou i cili sot luajti në rolin e qendërmbrojtësit.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Jessie Djou-Neziri, Rakipi-R.Ramadani-Timovski-F.Ramadani-Shala, Doriev-Hebaj.
Përmbledhje:
Goditje nga këndi, Shala pason shkurt deri te Oktaj Rakipi i cili gjuan drejt portës kundërshtare por topi kalon shumë pranë shtyllës (6’).
Kalon në epërsi Shkëndija me golin e Adenis Shalës, i cili shënon gol të bukur me kokë pas një krosimi të Timovskit nga ana e djathtë. Ishte ky goli i dytë i Shalës në fanellën e Shkëndijës (23’).
Rubin Hebaj gjendet në pozitë të mirë brenda zonës kundërshtare, por nuk arrin të gjuajë në drejtim të portës kundërshtare (24’).
Dorievi asiston për mrekulli brenda zonës deri te Hebaj, por nga një pozitë tepër ideale për të shënuar, Hebaj godet vetëm shtyllën (37’).
Florent Ramadani udhëheq nga ana e majtë, bukur pason deri te Shala i cili futet në zonën e rreptësisë, asiston deri te Dorievi i cili gjuan shumë pranë portës (43’).
HT:Kit Go 0:1 Shkëndija
Adenis Shala tepër aktiv në anën e majtë, pason për mrekulli deri te Florent Ramadani i cili nga vija e 16-metërshit godet drejt portës por topi kalon mbi shtyllë (60’).
Sindrit Guri bën një asistim fenomenal deri te Florent Ramadani i cili godet brenda kuadratit, por portieri kundërshtar e mbron goditjen e tij (68’).
Merxhani avanson nga ana e majtë, pason me top të ulur deri te Alimi por goditja e tij shkon mbi portë (87’).
Dorievi shënon për 2:0 në minutën e 92-të të ndeshjes. Merxhani nga ana e majtë arrin të hyjë brenda zonës, gjen për mrekulli Dorievin i cili ka hapësirë të pozicionohet, godet drejt portës dhe topi përfundon në rrjetën kundërshtare (92’).
FT: Kit Go 0:2 Shkëndija
Stadiumi i Qytetit në Shtip.
Golashënues: Shala 23′, Doriev 92’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Jessie Djou, Neziri, Rakipi (Alimi 46’), R.Ramadani, Timovski Murati (88’), F.Ramadani (Dita 69’), Shala (Merxhani 69’), Doriev, Hebaj (Guri 46’).
Trajner: Bruno Akrapoviq.