Beqiri: Kujdes nga euforia, tani të tregojmë maturi

No image

Kuqezinjtë kanë vendosur veten në pozitë shumë ideale para tre ndeshjeve të fundit kampionale. Pas shumë kohe jemi lider në renditje me pikë të barabarta me Shkupin dhe Strugën. Fitorja me përmbysje ndaj AP Breras i ka dhënë skuadrës një impuls shtesë dhe tani gara për titull do të vendoset në përballjet direkte të skuadrave të kreut. Trajneri Jeton Beqiri fton në kujdes dhe maturi, pasi në situata të favorshme si kjo e jona, euforia din të tregohet e dëmshme. 

Unë mendoj se më e rëndësishmja vjen tani. Ne jemi në situatë ku dëshironim të jemi, pra me pikë të barabarta me dy skuadra që janë ekipe shumë cilësore. Mendoj se nuk kemi kurfarë përparësie dhe prandaj nuk duhet të jemi aspak euforik. Për momentin si është tabela shanset janë të barabara për të tre skuadrat dhe shpresoj të kemi një përfundim të mirë. Por, parasegjithash duhet të jemi me këmbë në tokë, ta analizojmë situatën me shumë qetësi dhe pastaj të futemi në ndeshje me shumë maturi, me shumë qetësi dhe të mundohemi të marrim maksimumin. Asnjë ndeshje nga këto që kanë ngelur nuk do të jetë e lehtë. Realisht nga fillimi i kampionatit ne gjithmonë kemi qenë në sulm apo në presion të rezultatit që na ka krijuar edhe pak tension. Por unë besoj te futbollistët, besoj te puna e bërë dhe shpresoj që me pak fat e me ndihmën e Zotit të kalojmë mirë në ndeshjet e ardhshme”, thotë shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Jeton Beqiri. 

sub-lajth

Share Now

Related Post