Fiton Ademi | Shkëndija – AP Brera

No image

Sulmuesi 21 vjeçar i Shkëndijës beson se kuqezinjtë do të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe të mërkurën kur në Tetovë nga ora 16:00 presim AP Brera nga Strumica në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

…atmosfera…

Fiton Ademi: “Pas fitores ndaj Gostivarit atmosfera në kampin tonë është shumë e mirë. Kemi bërë shumë gabime ne, mirëpo kanë gabuar edhe rivalët tonë dhe me fitoren e fundit kemi ardhë në situatë të jemi aty aty deri në ndeshjen e fundit dhe gara për titull është akoma e hapur.”

…AP Brera…

Fiton Ademi: “Menzi se e presim këtë përballje, jemi përgatitur këto dy ditë për ndeshjen me Brerën. Ne do të shkojmë të japim 100% për fitore në këtë lojë dhe presim mbështetje nga publiku.”

…rëndësia e pikëve…

Fiton Ademi: “Brera ka potencialin e vet si ekip, por ne shkojmë për fitore në çdo ndeshje, posaçërisht kur luajmë si vendas.”

Share Now

Related Post