Shkëndija është ndalur me barazim 3:3 në duelin e xhiros së katërt të LPFM-së me Pobedën në Tetovë. Ndeshja u karakterizua me kthesa në rezultat, ndërsa fati ishte me miqtë që dolën me një pikë nga ky duel. Emini, Ibraimi dhe Abdurahimi shënuan për Shkëndijën, por tre golat mjaftuan vetëm për barazim.
“Kuqezinjtë” nisën ndeshjen me vendosje taktike 3-4-3 me përforcimin e fundit Izair Emini si startues. Trajneri Osmani solli disa risi në përbërje i ndikuar edhe nga lëndimet e Hasanit që u gjet në pankinë dhe Cuculit që mbeti jashta 18-shes për këtë përballje, me mbrotjen e përbëra nga Bejtullai, Teqja dhe Bojku, ndërsa shiriti i kapitenit i takoi Alimit. Pa kaluar një minutë në shans për të shënuar u gjet Emini, mirëpo nuk mundi të kontrollojë topin si duhet. Radeski dhe Ibraimi patën kanosjet e rradhës të pasuksesshme, ndërsa miqtë nga një dalje e rrallë në sulm në minutën e 16-të me anë të Najdovskit gjetën golin e epërsisë. Me avantazh 0:1 futbollistët e Pobedës gjetën hapsirë për provokime dhe shtrirje në terren pas çdo kontakti. Mirëpo “kuqezinjtë” u treguan të mençur dhe gjithë mundin e dhanë në drejtim të përmbysjes. Barazimi erdhi në minutën e 30-të kur Junior harkon saktë për Eminin, ndërsa ky i fundit me shumë klas me kokë shënon për 1:1. Dy minuta para pauzës Ibraimi fiton penalti pas një goditje dënimi dhe lojës me dorë nga muri i gjallë. Vetë Ibraimi godet saktë nga pika e bardhë, duke sjellë epërsi 2:1. Shkëndija shkoi në pauzë me epësi, por dy momente pakujdesie në start të të dytës sollën negativë. Fillimisht Cvetanovski në minutën e 49-të shënoi për 2:2, ndërsa katër minuta më vonë pas një harkimi Geshovski realizon për 2:3. Tani “kuqezinjtë” duhej të ndjekin negativën dhe kanosje për barazim lëshuan Hasani, Alimi dhe Emini, ndërsa në minutën e 56-të Emini arriti të shënojë, mirëpo arbitri ndali lojën për një faul paraprak. Pas shumë tentimeve barazimi erdhi në minutën e 87-të pas një aksioni me pasime të sakta, ndërsa Abdurahimi shënoi për 3:3. Deri në të kohës së rregullt dhe minutave shtesë Shkëndija kërkoi golin e fitores, mirëpo miqtë arritën të mbrohen dhe dolën me një pikë nga ky duel.
SHKËNDIJA-POBEDA 3:3 (2:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 3 000
Arbitër: Marjan Gocevski
Arbitra anësorë: Gjorgji Stankovski dhe Kire Angellovski
Delegat: Goce Cvetanovski
Golashënues: Emini 31′, Ibraimi 42′ pen., Abdurahimi 87′ (Shkëndija), ndërsa Najdovski 16′, Cvetanovski 49′, Geshovski 53′ (Pobeda)
Kartona të verdhë: Alimi (Shkëndija), ndërsa Staniq dhe Geshovski (Pobeda)
Karton i kuq:
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Ibraimi, Totre (Abdurahimi 57′), Radeski, Junior (Hasani 57′), Bojku (Asani 70′), Emini, Teqja, Todorovski.
Trajner: Qatip Osmani
POBEDA: Taleski, Ilijovski, Ristevski, Najdovski, Humbatov, Staniq, Geshoski, Karçeski (Nedanoski 80′), Kaçar (Ilieski 72′), Trajkoski (Cvetanoski 46′), Naumoski.
Trajner: Zoran Shterjovski