Deklarata | Beqiri flet pas ndeshjes me Tikveshin

No image

Humbja 2:1 në transfertën me Tikveshin (xhiroja e 28-të) ka lënë të pakënaqur trajnerin Jeton Beqiri që me pak fjalë thotë se përgjigjen duhet ta japim me shumë punë në terren. Tikveshi i shkaktoi Shkëndijës humbjen e parë nën drejtimin e Beqirit, pasi golat e Spahiut (3’) dhe Maleskit (62’) bënë të pavlefshëm realizimin e bukur të Totres (23’). 

…humbje në moment të vështirë…

Jeton Beqiri: “Shumë situatë e vështirë për të folur. Shumë humbje e rëndë realisht. Nuk gjej fjalë për ti përshkruar (komentuar) këto golat që ne i pranojmë dhe rastet që humbim para portave kundërshtare. Diçka e pabesueshme. E vetmja gjë që na ngel neve është të ulim kokën, të punojmë dhe të mundohemi të përmirësojmë gabimet.”

Share Now

Related Post