Barazim 1:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë në transfertën me Rabotniçkin. Shkëndija dominoi, avansoi me anë të Ibraimit, mirëpo shanset e humbura në fund u ndëshkuan nga vendasit që barazuan me anë të Duranskit. Ndeshja e kthimit luhet më 18 tetor në Tetovë.
Edhe pse bëhej fjalë për ndeshje të Kupës ku do të luhen dy takime, Shkëndija shpejt vendosi autoritet në terren dhe pas vetëm 7-të minutave lojë krijoi dy mundësi të mira shënimi me anë të Hasanit. Fillimisht në minutën e 2-të pas aksionit të Alimit dhe Ibraimit, kapiteni nuk gjeti portën, ndërsa pak më vonë goditja e tij me kokë shkoi skaj shtyllës. Shkëndija vazhdoi të jetë më krijuese dhe në minutën e 21 Ibraimi kishte tentimin e rradhës pasi depërtoi në zonë, mirëpo pa gjetur kuadrantin. Vendasit nuk gjenin mënyrë për të vendosur baraspeshë në teren, pasi djemtë me fanella të bardha (Shkëndija luajti me fanellën e dytë, pasi vendasit ishin me të kuqe) dominonin në mbajtjen e topit dhe si pasojë vazhdimisht ishin ekipi më i rrezikshëm. Pas gjysmë orë lojë Alimi kishte dy tentime të forta që nuk gjetën portën, mirëpo dominimi gjithsesi do të sillte ndryshimin pasi Emini në të 38-ën do të ndalej me faul në zonë nga Sadiki. Ibraimi goditi saktë nga penaltia, duke sjellë epërsi 0:1. Deri në fund të pjesës së parë Shkëndija kishte edhe një aksion të bukur kur Çelikoviç asistoi për Eminin, mirëpo goditja e këtij të fundit shkoi pak skaj portës. Rabotniçki goditjen e parë në kornizën e portës së Shkëndijës e solli në minutën e 51, mirëpo Zahov kontrollon tentimin e Ilievit. Pak më vonë Stejpanoviq godet bukur nga gjuajtja e lirë, mirëpo topi ndalet traversë. Shkëndija shpejt riktheu dominimin dhe në minutën e 68-të Hasani lëshoi një të djathtë të fortë që fluturoi mbi traversë. Hasani dhe Todorovski humbën edhe nga një mundësi, që shpejt u ndëshkuan në anën tjetër me gol të barazimit nga vendasit. Stejpanoviq harkon para portës, mbrojtja nuk reagon si duhet, ndërsa Duranski me kokë barazon në 1:1. Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim, kështu që gjithçka rreth ekipit që do të vazhdojë garat në Kupën e Maqedonisë do të vendoset në ndeshjen e dytë në Tetovë më 18 tetorë.
RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 1:1 (0:1) Stadiumi në Gjorçe Petrov Shikues: 200 Arbitër: Marjan Markoski Arbitra anësorë: Sashe Toshevski dhe Darko Jovçevski Delegat: Zharko Stojanoski Golashënues: Duranski 72′ (Rabotniçki), Ibraimi pen. 39′ (Shkëndija) Kartona të verdhë: Bilalli (Rabotniçki), ndërsa Totre, Alimi dhe Cuculi (Shkëndija) Karton i kuq: / RABOTNIÇKI: Bozhinovski, Sadiki, Sahiti (Çinedu 57′), Duranski, Stjepanoviq, Markoski (Todorov 83′), Kadriu, Pogosjan (Velinov 71′), Iliev, Bilalli, Rasho. Trajner: Viktor Trenevski SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre, Hasani (Radeski 87′), Çelikoviç, Murati, Emini (Abdurahimi 66′), Todorovski (Junior 76′). Trajner: Qatip Osmani