Mevlan Adili | Tikveshi – Shkëndija

No image

Mbrojtësi shkupjan i Shkëndijës beson se kuqezinjtë janë në formën e duhur dhe se kemi kapacitet për të treguar veten në momentet vendimtare kur vendosen fatet e sezonit. 

Ndeshja e xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Tikveshit dhe Shkëndijës luhet të dielën në Kavadar me fillim në orën 16:00.

…fitorja 6:1 ndaj Sileksit…

Mevlan Adili: “Duke ditur cilësinë e Sileksit, një skuadër stabile që çdo vit e dëshmon se mund të shkaktojë probleme për cilëndo skuadër, është shumë pozitive që jemi kthyer te fitorja në momentin e duhur, duke hyrë në garë serioze për titullin pasi edhe rivalët kanë gabuar. Por më me rëndësi mbetet ne të fitojmë ndeshjet.”

…kapim formën në momentin e duhur…

Mevlan Adili: “Të them të drejtën personalisht nuk është se më kënaq, pasi e kam lënë të kënaqem në fund ta shijoj. Mirëpo forma më jep motiv shtesë mua edhe çunave. E kemi diskutuar gjithë javën se jemi në moment shumë të mirë dhe nuk duhet të na kapë euforia. E dijmë fort mirë çfarë vlere ka amblema e Shkëndijës. E dijmë se prezantojmë Tetovën dhe gjithë tetovarët kudo që janë dhe padyshim se duhet ti bëjmë krenarë kudo që janë. Unë mendoj se të luash futboll nuk është stres, por është kënaqësi.”

…Tikveshi…

Mevlan Adili: “Për Tikveshin është arritje e madhe kualfikimi në finale të Kupës për herë të parë. Ne mbesim të fokusuar te planet tona, idetë tona dhe stërvitjet tona. Përqendrohemi se si ne do të luajmë, si do të paraqitemi në fushë, sepse gjithçka nga ne. Një gjë është e sigurtë, të kaluarën nuk mund ta kthejmë, të ardhmen nuk e kemi në dorë, mirëpo çka është më e rëndësishme të tashmen e kemi në duart tona dhe duhet me shumë sakrificë dhe fitorja t’ia dalim gjithë së bashku. Një gjë është e sigurtë, atje duhet të shkojmë të luajmë si burra, që pastaj mos të qajmë si gra.”

Share Now

Related Post