Juniorët mbyllin sezonin me fitore

Ekipi U 19 i Shkëndijës ka mundur Shkupin me rezultat 2:1, duke mbyllur sezonin me fitore. Futbollistët e drejtuar nga trajneri Bekim Osmani mbyllën vitin në pozitën e tretë në renditje.
KF Shkëndija U19
Dueli i xhiros së 22-të në Super Ligën e Juniorëve të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit është mbyllur me fitore 2:1 të futbollistëve ‘kuqezi’. Ekipi i shpresave shënoi nga një gol në të dyja pjesët, që u tregua e mjaftueshme për triumf përballë moshatarëve të tyre nga FC Shkupi. Pjesa e parë dukej se do mbyllet pa gola edhe përkundër dominimit të Shkëndijës, mirëpo baraspeshën e prishi Agon Husejini në minutën e 40-të kur tundi rrjetën e Shkupit. Nëse Shkëndija avansoi 5 minuta para fundit të pjesës së parë, po aq minuta pas fillimit të fraksionit të dytë erdhi goli për 2:0 me autor Shefit Shefitin. Me epërsi prej dy golave Shkëndija administronte lojën, ndërsa e tëra që futbollistët e Shkupit arritën ta bëjnë ishte goli i nderit i shënuar nga Jakupi në minutën e 76-të të takimit. Në fund tre pikët mbetën për të rinjtë e Shkëndijës, që mbyllën sezonin në pozitën e tretë në kategorinë e futbollistëve U 19.
 KF Shkëndija U19
SHKËNDIJA-SHKUPI 2:1 (1:0) (U19)
Stadiumi me bar sintetik pranë Qendrës Sportive në Tetovë
Golashënues: Husejni 40′ dhe Shefiti 50′ (Shkëndija), ndërsa Jakupi 76′ (Shkupi)
SHKËNDIJA: Havziu, Loki, Dervishi, Zeqiri, Abazi, Kasami, Kurti, Shefiti, Husejni, Xhemaili, Shabani.
Luajtën edhe: R. Zeqiri, E. Beqiri, Selimi, Fl. Abazi.

Trajner: Bekim Osmani

Shpërndaje

Të tjera