Fundjavë aktive me miqësore për moshat e reja

No image

Gjeneratat U16 dhe U19 të Shkëndijës të dielën në Prishtinë luajnë me 2 Korrikun, ndërsa të shtunën në Kërcovë kuqezinjtë U17 testohen nga përfaqësuesja U16 e Maqedonisë së Veriut.

Një javë para fillimit të gjysmësezonit pranveror në Super Ligën e moshave të reja, Shkëndija vazhdon secilës gjeneratë që garon në Super Ligën e të rinjëve t’i mundësojë ndeshje cilësore. Kështu fundjava do të jetë aktive për secilën prej 4 gjeneratave të Super Ligës. 

Të shtunën në Kërçovë, Shkëndija U17 do të përballet me përfaqësuesen U16 të Maqedonisë së Veriut në një kontrolluese tepër serioze për këtë gjeneratë. 

Ndërkohë të dielën Shkëndija me gjeneratat U16 dhe U19 udhëton drejt Prishtinës për dy ndeshje kontrolluese me gjeneratat përkatëse të KF 2 Korrikut. 

E ndërkohë Shkëndija U18 do të testohet nga Teteksi në duelin që luhet në Tetovë (të shtunën pra 09:00 te Qendra Sportive).

Këto ndeshje do të jenë testi i fundit para vazhdimit të kampionatit fundjavën e ardhshme (2 dhe 3 mars). Ideja dhe plani ynë ishte që me ndeshje cilësore dhe me ekipe jashta vendit të sjellim një praksë dhe përvojë të re te çunat, e cila besojmë t’ju hyjë në punë shumë në drejtim të ndërtimit të tyre si futbollistë”, thotë drejtori i Shkollës së Futbollit Shkëndija, Erhan Selimi. 

Share Now

Related Post