Zhvillojmë miqësore me dy gjenerata të KF Llapit nga Podujeva

No image

KF Shkëndija sot me dy gjenerata (U17 dhe U19) ka gostitur në Tetovë KF Llapin e Podujevës, duke ju mundësuar futbollistëve përveç shoqërimit edhe testimin e formës momentale në kushte të fazës përgatitore. Në dy ndeshje interesante e korrekte, me rezultatin në plan të dytë, duke qenë se trajnerët shans për të luajtur ju dhanë të gjithë futbollistëve, dy takimet përfunduan me fitore të mysafirëve. 

Dueli i skuadrave U17 i takoi Llapit me shifrat 3:0. Pas pjesës së parë udhëhiqnin 1:0 miqtë, derisa dy gola tjerë erdhën pas ndryshimeve të shumta në formacion.

Ndërkohë dueli i gjeneratave U19 solli më shumë paqartësi, derisa me rezultat minimal 2:1 fitoi Llapi. Bashar Jusufi shënoi golin për Shkëndijën U19, derisa loja prodhoi shumë emocion nga dy ekipet. 

Trajnerët dhe udhëheqësit e shkollës së futbollit Shkëndija vlerësuan maksimalisht ndeshjet me Llapin, derisa konstatim është se për të ngritur nivelin ndeshje të këtilla në të ardhmen duhet të organizohen më shpesh. 

Me këtë rast, KF Shkëndija falenderon mysafirët nga Podujeva për ardhjen në Tetovë dhe dy ndeshjet shumë korrekte, derisa duke i uruar gjitha të mirat në të ardhmen besojmë në raporte edhe më të afërta me KF Llapin. 

Share Now

Related Post