U 17: Trofeu në duart e kampionëve

No image
Skuadra e kadetëve të Shkëndijës ka festuar titullin e kampionit me fitore bindëse 5:1 kundër Shkupit, ndërsa pas ndeshjes ka pranuar trofeun për vendin e parë në këtë kategori. Numër i konsiderueshëm i ‘Ballistëve’ ishin në tribuna për të përshëndetur këtë arritje të shpresave të Shkëndijës. Spikati me tre gola të shënuar Muharem Velija.
KF Shkëndija U17KF Shkëndija U17
Titulli i kampionit i siguruar javën e kaluar, kësaj rradhe është rumbullaksua me pranimin e trofeut të më të merit në këtë kategori të garave. Gjenerata U 17 e Shkëndijës ka shkatëruar 5:1 Shkupin, në një ndeshje ku nga tribuna vinte mbështetja e një numri të konsiderueshëm të ‘Ballistëve’, të cilët anonin sikur të luante ekipi i parë dhe duke treguar në këtë mënyrë se vlerësojnë maksimalisht arritjen e ekipit të kadetëve të Shkëndijës. Ndeshja nisi me lojë të balansuar, ndërsa ‘kuqezinjtë’ të entuziazmuar ndoshta nga mbështetja e pazakontë për këtë kategori futbollistësh që vinte nga tribuna, në pjesën e parë sikur nuk mund të gjenin veten. Këtë e shfrytëzoi Shkupi që në minutën e 20-të pas një gabimi të Fazllagiqit para zonës, me anë të Miftarit shënojnë për epërsi 0:1. Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim dhe miqtë shkuan në pushim me epërsi, ndërsa në fillim të pjesës së dytë sikur doli një skuadër tjetër e Shkëndijës. Sulmonin ‘kuqezinjtë’ me të gjithë forcat dhe kjo bëri shpejtë të vinte përmbysja. Muharem Velija del në plan të parë duke u bërë protagonist kryesor. Vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Velija barazon në 1:1, ndërsa i njëjti futbollist në minutën e 56-të shënon për përmbysje 2:1. Katër minuta më vonë Xhevad Sherifi shënon për 3:1, ndërsa Shkupi nuk mund të mbante rritmin e ‘kuqezinjëve’. Gazmend Loki në minutën e 70-të shënon për 4:1, ndërsa një minutë më vonë Muharem Velija me golin e tretë personal fikson rezultatin final 5:1. Pas përfundimt të ndeshjes pasoi ceremonia e ndarjes së trofeut për titullin e kampionit, të cilin kadetëve të Shkëndijës u’a dorëzoi zëvendës sekretari i përgjithëshm i FFM-së, Enver Sulejmani. Këtu u krijua atmosferë e bukur, ndërsa futbollistët e rinjë të Shkëndijës bashkë me ‘Ballistët’ festuan titullin e kampionit, në një ambient ku nuk munguan edhe fishekzjaret.
KF Shkëndija U17
SHKËNDIJA-SHKUPI 5:1 (0:1) (U17)
Stadiumi me bar sintetik pranë Qendrës Sportive në Tetovë
Golashënues: Velija 50′, 56′ dhe 71′, Sherifi 60′ dhe Loki 70′ (Shkëndija), ndërsa Miftari 20′ (Shkupi)
SHKËNDIJA: Çadaroski, Sali, I. Bekiri, Delija, Sherfit, Al. Beqiri, Rexhepi, Velija, Zejnullai, Aliti, Fazllagiq
Luajtën edhe: Loki, Osmani, Mislimi, Ajruli, Ibrahimi, Xhelili, Zendeli.
Trajnerë: Berat Imeri dhe Elbasan Munishi

FOTO: https://flic.kr/s/aHskAefwGj

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.