Të mërkurën në orën 14:00 konferеncë për shtyp para ndeshjes me Helsinkin

No image

Shkëndija të enjten në Strumicë përballet me HJK Helsinkin e Finlandës në ndeshjen e parë të raundit të dytë të eliminatoreve të Liga Evropës. Një ditë para ndeshjes në konferencë për shtyp për pritjet do të flasin trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.

KF Shkëndija të mërkurën (12.07.2017) organizon press konferencë para duelit KF SHKËNDIJA vs HJK HELSINKI në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve të Liga Evropës, që do të zhvillohet më 13.07.2017 në stadiumin ‘Mlladsot’ në Strumicë. Takimi me gazetarë do të mbahet në hapsirat e stadiumit ‘Mlladost’ në Strumicë me fillim në orën 14:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.

KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.

Pas përfundimit të press konferencës do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs HJK HELSINKI.

Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Finlanda në Shkup  arrin të martën (12.07.2017). Do të vendosen në Strumicë, ndërsa stërvitjen zyrtare para ndeshjes do ta zhvillojnë të mërkurën në orën 18:00 në stadiumin ‘Mlladost’ në Strumicë. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 17:45 HJK HELSINKI parasheh të zhvillojë takim me media.

 Ndeshja SHKËNDIJA-HJK HELSINKI zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Mlladost’ në Strumicë me fillim në orën 18:00.