Stërvitja e fundit në Tetovë, të mërkurën ekipi shkon në Strumicë

No image

“Kuqezinjtë” sot pas dite kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Tetovë, ndërsa të mërkurën skuadra zhvendoset në Strumicë ku do të zhvillojë përgatitjet e fundit para sfidës së parë të raundit të dytë të eliminatoreve të UEFA Europa League përballë HJK Helsinkit të Finlandës.

FOTOGALERIA E PLOTË

Në ekip mbizotëron atmosferë pozitive, ndërsa gëzon bilansi shëndetësor pasi gjithë futbollistët janë shëndosh dhe në shërbim të stafit teknik. Të mërkurën në orën 14:00 trajneri Osmani dhe kapiteni Hasani do të paraqiten para mediave në konferencën zyrtare për shtyp, ndërsa “kuqezinjtë” nga ora 19:00 do të stërviten në stadiumin “Mlladost” në Strumicë. Ndeshja Shkëndija-HJK Helsinki luhet të enjten nga ora 18:00.