NJOFTIM | Akreditimi i mediave për ndeshjen me HJK Helsinki

No image

Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs HJK HELSINKI në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve për Liga Evropa, që do të zhvillohet më 13.07.2017 në Strumicë, paraprakisht të konfirmojnë ardhjen e tyre me kërkesë për akreditim në emailin zyrtar: [email protected]

Gjithë kjo bëhet në suaza të angazhimeve të KF Shkëndija për organizimin e mirëfilltë të këtij takimi. Kërkesat për akreditim mund t’i parashtroni më së voni deri në orën 10:00 të datës 12.07.2017 (e mërkurë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanër me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, ndërsa në hryje do të ketë kontroll nga lista e akreditimeve.

P.S. Për shkak të interesit dhe hapsirave të kufizuara në zonën për press të stadiumit në Strumicë, KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!

Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.