Shkëndija – HJK Helsiniki, dalin në shitje biletat

No image

Ndeshja e parë me HJK Helsinki në Liga Evropa mund të ndiqet për 200 denarë. Biletat në treg prej sot (e hënë) në mesditë.

Ndeshja e parë e raundit të dytë të eliminatoreve për Liga Evropa ndërmjet Shkëndijës dhe HJK Helsinkit nga Finlanda do të mund të ndiqet për 200 denarë. Biletat janë në treg prej sot (e hënë 10.07.2017) në orën 12:00. Të njejtat do të mund të sigurohen në Fanshopin e klubit në qendër të Tetovës dhe online përmes rrjetit Mktickets.

 

Ditën e ndeshjes do të shiten vetëm në pikat shitëse te stadiumi “Mlladost” në Strumicë.

 Përballja Shkëndija-HJK Helsinki luhet të enjten në Strumicë me fillim në orën 18:00.