Gostivari kundërshtar në start të Kupës

No image

Shkëndija do të përballet me Gostivarin në 1/16 e finales së Kupës së Maqedonisë.

Sot në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për palët rivale në start të garës më masovike në Maqedoni, Kupës. Goglat e shortit kanë përcaktuar Gostivarin si rival të Shkëndijës në start të garimit në kuadër të Kupës që nis me fazën e 1/16, ndërsa luhet vetëm një ndeshje. Takimi është përcaktuar të luhet më 16 gusht në stadiumin e qytetit në Gostivar,mirëpo i njejti do të shtyhet shkaku i pjesëmarrjes së Shkëndijës në play off të UEFA Europa League dhe takimit me Milanin në San Siro më 17 gusht.