Junior humb edhe ndeshjen e parë më Milanin

No image

Kartoni i kuq në ndeshjen e parë me Trakain në Lituani pezullon Stenio Juniorin për dy ndeshje. Pasi pauzoi në revanshin me Trakain, braziliani do të humbë edhe përballjen e parë me Milanin.

Trupi për Disiplinë, Kontrol dhe Etikë pranë UEFA-së në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të pezullojë për dy ndeshje sulmuesin anësor të Shkëndijës, Stenio Junior. Pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 57-të të ndeshjes së parë të raundit të tretë eliminator të UEFA Europa League kundër Trakait në Lituani, Junior fillimisht u pezullua me një ndeshje duke humbur takmin e kthimit me Trakain në Strumicë, ndërsa sot konfirmohet edhe një përballje pezullim. Kështu braziliani do të kthehet në shërbim të trajnerit Osmani vetëm në takimin e dytë me Milanin.