Shkëndija-Vardari të shtunën ora 17:00 në Tetovë

No image

Derbi i xhiros së parë të LPFM-së që duhej të luhet të dielën është lëvizur për 24 orë përpara, pasi dy ekipet kanë gjetur akordin për të pasur një ditë më shumë në përgatitjet për paraqitjet në play off të UEFA Europa League. 

Shkëndija do të ketë rastin të hap e para sezonin e ri garues 2017/2018 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, pasi u pranua kërkesa për të luajtur të shtunën. Garat ishin paraparë të nisin të dielën (13.08.2017), mirëpo me kërkesë të Shkëndijës Komisioni për Gara pranë FFM-së pranoi të bëjë lëvizje të ndeshjes për 24 orë. Arsyeja e kërkesës është ndeshja me Milanin e Italisë më 17 gusht, me çka stafi teknik fiton një ditë më shumë për tu përgatitur për sfidën me gjigantin italian. Duke llogaritur se edhe rivali i të shtunës ka angazhime në Europë, nga FFM kanë ndruar terminin dhe përballja Shkëndija-Vardari do të luhet të shtunën (12.08.2017) në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:00.​