Gati për përballjen me HJK Helsinkin

No image

Shkëndija ka zhvilluar seancën stërvitore zyrtare në stadiumin “Mlladost” në Strumicë ku të enjten në orën 18:00 përballet me HJK Helsinkin.

“Kuqezinjtë” janë gati për takimin e parë me përfaqësuesin finalandez, HJK Helsinki, në kuadër të raundit të dytë të eliminatoreve të UEFA Europa League. Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin kanë ushtruar edhe variantet e fundit tekniko-taktike para duelit të nesërm. Në mesin e futbollistëve vërehet dëshira për tjetër paraqitje pozitive, ndërsa do të jetë e rëndësishme të merret rezultat i favorshëm para takimit të kthimit javën e ardhshme në Finlandë.

FOTOGALERI E PLOTË

Të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë, ndërsa stafi teknik para takimit do të vendosë për 11-shen e parë me të cilën do të startojë ndeshjen.
Përballja Shkëndija-HJK Helsinki luhet të enjten në Strumicë me fillim në orën 18:00.