Buba nis me vrapime të lehta

No image

Pas pauzës trejavore shkaku i lëndimit, kapiteni kuqezi Ferhan Hasani ka nisur me vrapime të lehta. Ai do të vazhdojë të rrisë ritmin e ngarkesës në konsultim me ekipin mjekësor që mbikqyr vazhdimisht përmirësimin e muskulit të këputur. Hasani u dëmtua në sfidën e kthimit të çerekfinales së Kupës me Vardarin (fitore 4:0) më 7 mars ë Tetovë, kur u desh të lëshojë lojën pas vetëm 34 minutave.

Ekzaminimet treguan këputje të muskulit të kofshës së prapme, që si pasojë e detyruan të mungojë në disa përballje të Shkëndijës dhe kontrollueset e përfaqësueses së Maqedonisë. Tani rikthehet të vrapojë lehtë, ndërsa paralel do të vazhdojë me ushtrime intensive për zhvillimin e muskulit. Pas testeve të fundit ekipi mjekësor do të vendos për kyçjen e tij në seancat stërvitore me pjesën tjetër të ekipit me intensitet të plotë.
Ndërkohë kuqezinjtë sot dhe nesër finalizojnë përgatitjet për sfidën e ardhshme kampionale kur në kuadër të xhiros së 26-të të shtunën në Tetovë ndeshen me Renovën.