Kuqezinjtë kthehen nga qyteti i Manastirit me barazim 2:2, kundër skuadrës së Pelisterit, në kuadër të xhiros së pestë të LPFMV-së. Edhe pse kuqezinjtë patën shumë raste shënimi dhe e kontrolluan mbarë lojën, vendasit arritën të shënojnë dy herë pa asnjë aksion: të parin nga gjuajtja e lirë dhe të dytin nga penaltia.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin e njëjtë si në ndeshjen paraprake, me renditjen 3-4-1-2.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Paviç, Timovski-Ramadani-Bilalli-Dita, Nafiu, Doriev-Ibraimi.
Përmbledhje:
Shkëndija e filloi ndeshjen shumë mirë, me kombinime të shpejta, dhe kjo rezultoi me gol që në minutën e 9-të, kur Florent Ramadani e shfrytëzoi mirë një top që u kthye deri te ai dhe me gjuajtje të fortë mposhti portierin kundërshtar (9’).
Përsëri ishte Florent Ramadani i cili vetëm pas dy minutash gjuajti bukur drejt portës, por portieri këtë rradhë e hudhi topin në rivënie këndore (11’).
Pas një rivënie këndore nga ana e majtë, Valmir Nafiu kalon një lojtar në 16-metërsh, kroson dhe topi vjen deri te Egzon Bejtullai i cili gjuan me kokë, por portieri kundërshtar arrin të mbrojë portën (18’).
Pelisteri realizon një aksion të mirë, gjuan nga largësia lojtari kundërshtar, por shtylla bëhet mike e portierit Zahov dhe rezultati ngel i pandryshuar (24’).
Kombinime të bukura të lojtarëve kuqezi me Florent Ramadanin si protagonist kryesor i cili gjen Dorievin të vetëm me portierin kundërshtar, por Dorievi nuk arrin të shënojë nga pozita e qind përqindtë (27’).
Krivak në minutën e 37-të ndëshkohet me karton të verdhë pasi e ndal në mënyrë të palejuar sulmuesin kundërshtar para 16-metërshit. Nga gjuajtja e lirë vendasit barazojnë rezultatin nëpërmjet ish-lojtarit të Shkëndijës, Victor Juffo (39’).
Valmir Nafiu bën një solo aksion, pason në anën e djathtë deri te Ibraimi i cili përpiqet që të gjejë Nafiun të vetëm para portës, por krosimi i tij ndalet nga mbrojtja kundërshtare (41’).
HT: Pelister 1:1 Shkëndija
Pjesa e dytë filloi me tre zëvendësime: me Adenis Shalën, Dashmir Elezin dhe Mexhit Nezirin që u inkuadruan në lojë, ndërsa nga loja u larguan Ramadani, Nafiu dhe Bilalli.
Aksion i Shkëndijës brenda 16-metërshit, por Paviç gjuan mbi portë (53’).
Paviç ka ulur një top për Dorievin i cili gjuan drejt portës, por topi shkon mbi portë (55’).
Dashmir Elezi gjendet për mrekulli në 16-metërsh, gjuan nga gjysëm-rrotullimi por mbron portieri kundërshtar (60’).
Penalti në minutën e 61-të për Pelisterin pasi lojtari vendas bie në 16-metërsh nga një kontakt minimal me Paviçin. Vendasit kalojnë në epërsi nëpërmjet Victor Juffo me rezultatin 2:1.
Hebaj dhe Rakipi inkuadrohen në lojë, në vend të Ibraimit dhe Ditës (71’).
Dashmir Elezi kalon gjithë mbrojtjen kundërshtare, pason deri te Shala i cili debuton me gol në fanellën kuqezi dhe barazon rezultatin në 2:2 (79’).
Neziri kroson nga ana e majtë, kërcen lartë Elezi, gjuan por topi shkon mbi portë (92’).
Shtylla në minutën e 93-të e shpëton Pelisterin pas gjuajtjes maestrale të Dashmir Elezit.
FT: Pelister 2:2 Shkëndija
Stadiumi “Tumbe Kafe” në Manastir
Golashënues: Ramadani 9‘, Shala 79’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Paviç, Timovski, Ramadani (Elezi 45‘), Bilalli (Neziri 45’), Dita (Rakipi 71’), Nafiu (Shala 45’), Doriev, Ibraimi (Hebaj 71’).
Trajner: Bruno Akrapoviç