Rikthehen fuqishëm kuqezinjtë me fitore bindëse me rezultatin 4:0, kundër skuadrës së Makedonija Gj.P. në kuadër të xhiros së katërt të LPFMV.
Me kombinime të shpejta, posedim të topit dhe me shumë raste shënimi, Shkëndija e kishte nën kontroll gjithë ndeshjen. Pjesën e parë kuqezinjtë e dominuan totalisht, ndërsa pjesën e dytë e luajtën me mençuri, duke arritur në mënyrën më të mirë të mundshme deri te fitorja e parë në kampionat.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin 3-4-1-2, me Besart Ibraimin i cili sot e filloi ndeshjen që nga minuta e parë.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Paviç, Timovski-Ramadani-Bilalli-
Përmbledhje:
Shkëndija e filloi ndeshjen me kombinime të shpejta. Kuqezinjtë i treguan dhëmbët që në minutën e parë kur Besart Ibraimi gjuajti fuqishëm pranë portës (1’).
Luhej minuta e gjashtë kur Sabit Bilalli depërtoi nga ana e djathtë, u fut në 16-metërsh dhe për mrekulli e gjeti Besart Ibraimin i cili në stilin e tij me këmbën e djathtë arriti të shënojë për rezultatin 1:0 (6’).
Besart Ibraimi pason deri te Bruno Dita i cili gjuan fuqishëm pranë shtyllës së portës kundërshtare (15’).
Pas disa kombinimeve të bukura ndërmjet Ibaimit dhe Dorievit, gjuan për mrekulli Doriev por topi shkon shumë pranë portës (17’).
Gjuajtje nga këndi për Shkëndijën, Ibraimi kroson ndërsa Dita edhe pse i shtyrë nga prapa nga lojtarët kundërshtarë arrin të gjuajë me kokë por topi shkon mbi portë (20’).
Në minutën e 26-të Sabit Bilalli detyrohet të largohet nga ndeshja për shkak të lëndimit, dhe në vend të tij në lojë futet Mexhit Neziri.
Depërtim i shpejtë i Timovskit nga ana e djathtë, pason deri te Doriev i cili ishte i vetëm para portës kundërshtare, por mbrojtësi kundërshtar shpëton gol të sigurtë (30’).
Kombinime të bukura të treshes Besart-Paviç-Doriev, por ky i fundit edhe pse i gjetur në shumë rast të volitshëm për të shënuar, nuk arrin të rrisë epërsinë (33’).
HT: Shkëndija 1:0 Makedonija Gj.P.
Paviç gjen për mrekulli Dorievin para portës, por Doriev nuk arrin të shënojë (52’).
Doriev pason brenda 16-metërshit deri te Dashmir Elezi i cili pasi kalon një lojtar kundërshtar gjuan mbi portë (80’).
Shënon Shkëndija për 2:0 pas golit të Dorievit i cili gjuan nga ana e djathtë, pas solo-aksionit dhe asistit nga Oktaj Rakipi (89’).
Luhej minuta e 91-të kur Mexhit Neziri vjedh një top në mesfushë dhe e pason topin deri te Doriev i cili pasi e kalon një lojtar kundërshtar, gjuan me shënon me këmbën e majtë dhe rrit epërsinë në 3:0 (91’).
Rubin Hebaj në shpejtësi asiston deri te Dashmir Elezi i cili shënon golin e katërt për Shkëndijën, pasi për mrekulli e tejkalon portierin kundërshtar (93’).
FT: Shkëndija 4:0 Makedonija Gj.P.
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Ibraimi 6‘, Doriev 89‘ dhe 91’, Elezi 93’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Paviç, Timovski, Ramadani (Elezi 74‘), Bilalli (Neziri 26’), Dita (Rakipi 59‘), Nafiu (Murati 59’), Doriev, Ibraimi (Hebaj 74‘).
Trajner: Bruno Akrapoviç