Deklarata | Cake: Fitore e merituar, respekt për gjestin e publikut të Shkupit

No image

Dy gola brenda katër ditëve apo tre realizime në 5 ndeshjet e fundit s’janë pak për një mbrojtës qendre. Klisman Cake del në sipërfaqe në momentin e duhur dhe me golat e tij shtyn skuadrën përpara në rrugën drejt titullit. Realizoi golin për 2:2 në përmbysjen e çmendur të mërkurën ndaj Brera-s në Tetovë kur nga 0:2 fituam 3:2, derisa të shtunën hapi rezultatin në fitoren 2:0 ndaj Shkupit. 

…triumf ndaj Shkupit…

Klisman Cake: “Ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne. Hymë me angazhim 100%, respektuam tamam detyrat që na kishte dhënë trajneri dhe arritëm një fitore të pastërt 0:2 për ne.”

…vazhdon serinë e golave…

Klisman Cake: “E falenderoj Zotin për këtë gjë, që kam filluar të shënoj në momentet kur duhet më shumë, në momentet vendimtare gjendem aty dhe shënoj.”

…shënon edhe ndaj Strugës…

Klisman Cake: “Do të shofim. InshaAllah don Zoti shpresoj të vazhdoj me serinë e golave edhe në ndeshjet që na kanë ngelur.”

…duartrokitjet nga publiku i Shkupit…

Klisman Cake: “E falemenderojmë tifozerinë e Shkupit për fair play-n e shfaqur ndaj nesh, kanë treguar kulturë dhe gjitha problemet e të kaluarës Shkëndija-Shkupi tash janë ulur në zero.”

Share Now

Related Post