Shkëndija U18 do të kërkojë trofeun e Kupës kundër Vardarit

No image

Gjenerata U18 e kuqezinjëve është në garë pë titujt në kampionat e Kupë, derisa në gjysmëfinale eliminuan Shkupin U18. 

Super Liga e Maqedonisë për moshat e reja bashkë me Kupën për të rinjë afrohen drejt fundit derisa Shkëndija në kategorinë U18 (gjenerata e futbollistëve të lindur në vitin 2006) është në garë për trofe si në kampionat, ashtu edhe në Kupë. Ekipi i drejtuar nga Taxhedin Kasami tre xhiro para fundit ka 42 pikë, një më pak se Rabotniçki e Brera që mbajnë kreun. Ndërkohë në gjysmëfinale të Kupës kjo gjeneratë eliminoi Shkupin pas ekzekutimit të penaltive 6:5, pasi koha e rregullt u mbyll 2:2. Kështu kadetës e Shkëndijës kaluan në finale të Kupës ku më 15 apo 16 maj përballë Vardarit do të kërkojnë trofeun. Vlen të ceket se trajneri Taxhedin Kasami edhe vitin e shkuar kishte sukses admirues pasi me gjeneratën U16 të Shkëndijës (fëmijë të lindur në vitin 2007) fitoi titullin e dyfishtë (kampionatin dhe Kupën). 

Ecuria pozitive këtë vit e Shkëndijës U18 është tregues i punës së mirë dhe potencialit që posedon kjo gjeneratë. 

Share Now

Related Post