Deklarata | Beqiri ka komentuar triumfin ndaj Shkupit 

No image

Super paraqitje në Çair për fitore 2:0 ndaj Shkupit. Cake (18’) dhe Ademi (59’) realizuan për fitoren e 17-të sezonale të kuqezinjëve me të cilën në dy xhiro para fundit jemi lider dhe në pozitë shumë ideale për të kthyer trofeun e kampionit në Tetovë. Krejt natyrshëm, pas ndeshjes i kënaqur doli para mediave shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Jeton Beqiri. 

…fitore e madhe në garën për titull…

Jeton Beqiri: “Para se të futem në analiza teknike dhe taktike të ndeshjes, dua të bëj një falamenderim të veçantë për tifozët e Shkupit për atë gjest të jashtëzakonshëm në fund të ndeshjes dhe gjatë gjithë ndeshjes bënë tifo me korrektësi. Për këtë dua t’i falemenderoj përzemërsisht dhe shpresoj që edhe ne sezonin e ardhshëm në Tetovë t’ua kthejmë në të njejtën mënyrë. Vetëm kështu zhvillohen marrëdhëniet vëllazërore ashtu si u ka hije realisht dy klubeve të mëdhaja. Falenderim edhe për presidentin e Shkupit, i cili pas ndeshjes erdhi dhe na takoi e uroi për fitoren.”

…dominim dhe tre pikë në derbi…

Jeton Beqiri: “Normal se jam i kënaqur. Ishte ndeshje ndërmjet dy skuadrave kualitative, më cilësoret në kampionat bashkë me Strugën dhe këto ndeshje gjithmonë janë me presion dhe tension të lartë. Jam i kënaqur për mënyrën si skuadra e menaxhoi ndeshjen, pavarësisht se kemi momente ku akoma nuk është ajo Shkëndija që e dua unë. Por megjithate mendoj se dita ditës futemi në atë filozofi të lojë të cilën unë dua ta kem këtu në skuadër.”

…liderë dy ndeshje para fundit…

Jeton Beqiri: Morëm një fitore të rëndë ndaj një rivali që ne e quajmë ‘pesha të rënda’. Normal se ndikon hoxha shumë në vetëbesimin e skuadrës. Mendoj se asgjë nuk ka përfunduar, na presin edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të jemi me këmbë në tokë duke marrë ndeshjet njëra pas tjetrës. Vetëm kur edhe matematikisht do të jemi të sigurtë, atëherë do të mund të flasim për arritje të objektivit. Kemi akoma punë për të bërë, na presin dy ndeshje shumë me rëndësi dhe tek e fundit duhet të kemi kujdes pasi jemi me pikë të barabarta me një skuadër që është kampion i Maqedonisë.”

…fitorja dedikim për?…

Jeton Beqiri: “Fitorja i dedikohet publikut të Shkëndijës dhe veçanërisht “Ballistëve” që na kanë mbështetur gjithë kohën, na kanë ndihmuar edhe kur kemi qenë në situata të këqija. Prandaj fitoren ekskluzisht u’a dedikoj tifozëve të Shkëndijës dhe grupit fantastik “Ballistëve”.”

Share Now

Related Post