-
H 0:1
- Attendance5000
- ||, 2016/2017, Kupa e Maqedonisë
- 2017-04-19 16:00
- Tetovë
“Kuqezinjtë” për të dytin vit me rradhë eliminojnë Vardarin nga Kupa e Maqedonisë. Shkupjanët fituan 0:1, mirëpo Shkëndija kalon më tej falë triumfit 3:1 në ndeshjen e parë. “Kuqezinjët” në finale do të luajnë me Pelisterin.
Me negativë 1:3 nga ndeshja e parë, miqtë nisën në sulm dhe Bllazhevski kishte mundësinë e parë, por godet mbi portë. Në anën tjerër provon Todorovski, por skaj portës. Në minutën e 28-të kanoset Jigauri, por pret Jovanovski. Të përballur me eliminim nga Kupa e Maqedonisë pas humbjes 1:3 në ndeshjen e parë në Shkup, futbollistët e Vardarit me provokime të ulta kontribuan në krijimin e një tollovie që solli kartona të kuq për dy kapitenët Hasani dhe Grnçarov. Ndeshja vazhdoi pas disa minutave, ndërsa rezultati në pauzë ishte 0:0. Pjesa e dytë nisi me dy shanse për Shkëndijën, fillimisht Gaçevski ndal tentimin e Radeskit, ndërsa pak më vonë tentimi me kokë i Cuculit shkoi skaj portës. Në momentet kur Shkëndija sulmonte, Vardari avansoi. Ishte minuta e 60-të kur Velkovski shënon për epërsi 0:1. Deri në fund Shkëndija u mbrojt me sukses dhe siguroi finalen e dytë me rradhë në Kupë, ku do të diskutojë trofeun me Pelisterin.
SHKËNDIJA-VARDARI 0:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 4 000
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Arbitra shtesë: Konstatin Vllaho dhe Darko Stojçevski
Delegat: Antonio Nasevski
Golashënues: Veĺkovski 60′ (Vardari)
Kartona të verdhë: Cuculi, Ibraimi, Vujçiç, Jovanovski, Medjedoviç, Junior (Shkëndija), ndërsa Felipe, Gligorov dhe Popov (Vardari)
Karton i kuq: Hasani (Shkëndija), ndërsa Grnçarov (Vardari)
SHKËNDIJA: Jovanovski, Cuculi, Ibraimi (Alimi 61′), Totre (Medjedoviç 87′), Hasani, Çelikoviç, Radeski, Junior, Çollak (Pollozhani 72′), Todorovski, Vujçiç
Trajner: Tomas Brdariç
VARDARI: Gaçevski, Grnçarov, Bllazhevski (Xhonatan 46′), Bersegjan, Velkovski, Gligorov (Popov 81′), Jigauri (Kojasheviç 46′), Novak, Demiri, Felipe, Brdarovski
Trajner: Goce Sedloski