Dominimi total, pesë herë korniza e portës dhe një mori rastesh nuk mjaftuan të shkojmë përtej barazimit 1:1 në transfertën me Makedonija Gj.P..
MAKEDONIJA GJ.P. – SHKËNDIJA 1:1 (1:1)
Stadiumi në Gjorçe Petrov të Shkupit
Golashënues: Gilberto 36’ (Makedonija Gj.P.), ndërsa Krasniqi 23’ (Shkëndija)
Arbitër: Dimitar Pileshkov (Shtip)
Karton i kuq: Krstevski 45’ (Shkëndija)
MAKEDONIJA GJ.P.: Stevkovski, Manev, Ilievski, Gilberto, Zllatkov, Velkoski (Latifi 88’), Aliji (Larson 88’), Sekovski (Mishevski 59’) Popzllatanov (Galevski 74’), Pecov, Fazli (c).
Trajner: Boban Grnçarov
SHKËNDIJA: Taleski, Velija, Cake, Adili, Merxhani, Krstevski, R. Ramadani (Jakupi 90’+2), Dita (c) (Totre 59’), Krasniqi (Webster 72’), Shala (F. Ramadani 90’+2), Ademi (Çinari 59’).
Trajner: Jeton Beqiri
Kuqezinjtë ndalen me barazim 1:1 në transfertën me Makedonija Gj.P. në Shkup në duelin e xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Ishte një ndeshje e interpretuar shumë mirë nga Shkëndija që avansoi me golin e Krasniqit, derisa humbi disa mundësi për gol të dytë dhe të tretë. Barazimi i vendasve nuk na stepi, kur vazhduam me dominim e shanse, pavarësisht se nga minuta e 45-të luajtëm pa Krstevskin e larguar me të kuq, derisa duhej të pajtohemi me barazim 1:1 në një duel kur vendasit 5 herë i shpëtonte korniza e portës.
Emocinet e para erdhën në minutën e 9-të kur vendasit shpëtojnë mrekullisht kur dy herë portieri Stevkovski kishte aleat kornizën e portës pas goditjeve të Krasniqit dhe Ademit, derisa në vazhdim portieri vendas neutralizon edhe të majtën e Krstevskit. Adili do kanosej pas pak me një rrjetë të jashtme, derisa në anën tjetër pas një gabimi në mbrojtje, Fazli u gjet para Taleskit, që bllokon goditjen e tij. Baraspesha u prish në minutën e 23-të kur ndëpresim një aksion të vendasve, derisa super asistin e Ademit e konverton në gol për epërsi 1:0 Endrit Krasniqi. Humbja e disa mundësive tjera për 0:2 i la vendasit në lojë dhe në minutën e 36-të pas një harkimi nga këndi Gilberto i pa mbuluar nga askush realizon për 1:1. Pesë minuta para pauzës duhej të kthejmë epërsinë kur Krasniqi shërben drejt Fiton Ademit, mirëpo sulmuesi i ri nuk arrin të shënojë nga pozita ballore me portierin vendas. Në pauzë shkuam me 10 futbollistë, pasi Vane Krstevski, lojtari më i mirë në terren deri në atë moment do të përsjashtohej me të kuq pas dy kartonave të verdhë.
Pjesën e dytë e nisëm me dy kanosje të Shalës, derisa ishim shumë të pafat në minutën e 53-të kur tentimi i Krasniqit nga gjuajtja e lirë u ndal në shtyllën e portës vendase. Korniza e portës vazhdonte të jetë aleate e vendasve edhe në vijim kur Shala me kokë çon topin ngjitur me shtyllën. E njejti epilog edhe në minutën e 82-të kur Shala gjen në zonë Websterin, mirëpo goditja e tij me kokë ndalet në traversë. Mundësinë e fundit për tre pikë e kishim në minutën e 84 me Merxhanin që fut topin ashpër në zonë, mirëpo shpëton Stevkovskit.
Ndeshja e radhës
Javën e ardhshme xhiroja e 27-të Shkëndijën e sheh si vendase të Sileksit.
Shkëndija-Sileksi 14.04.2024