Shkëndija mund Makeodnija Gj.P. me tre gola në pjesën e parë. Kapiteni Hasani shënoi dy gola, tek sa Xhangarovski realizoi në rrjetë të gabuar për fitore 3:0 të Shkëndijës në xhiron e 6-të të LPFM-së. Zahov i shkëlqyeshëm me disa intervenime vendimtare.
‘Kuqezinjtë’ kanë koleksionuar tre pikë të reja në saldon e tyre, pasi në ndeshjen e xhiros së 6-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë mundën në Tetovë Makedonija Gj.P. me rezultat bindës 3:0. Tre golat u shënuan në fraksionin e parë, ndërsa në të dytën me administrim të sigurtë u drejtua takimi drejt fundit.
Shkëndija avansoi që në minutën e 7-të kur pas një rivënie këndore topi bie para këmbëve të Hasanit, ndërsa kapiteni me qetësi plason në rrjetë për epërsi 1:0. Me gjithë epërsinë ‘kuqezinjtë’ vazhduan të sulmojnë dhe kjo qasje solli edhe dy gola tjerë deri në fund të pjesës së parë. Së pari në minutën e23-të pas një aksioni të mirë Toni Xhangarovski duke dashur të pastrojë situatën dërgoi topin në rrjetë të vet për dyfishim të rezultatit, ndërsa në minutën e 34-t aksion i bukur i Hasanit me Radeskin, ndërsa ‘Buba’ me një të majtë precize shënon për 3:0. Miqtë kansojen e parë me serioze e kishin në minutën e 29-të kur goditja e Kostovskit ndalet në shtyllë, ndërsa në pjesën e dytë kur luhej minuta e 61-të Zahov me intervenim të bukur ruan portën e tij. Gardiani ‘kuqezi’ më vonë ndali edhe dy situata një me një me futbollistët kundërshtar, për të konfirmuar formën e shkëlqyeshme që gëzon për momentin.
COACH’S VIEW | Akrapoviç: Fitore e merituar, u dhamë shans gjithë futbollistëve
Shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Bruno Akrapoviç është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës kundër Makedonija Gj.P., duke potencuar se kjo ndeshje i dha mundësi për të provuar disa futbollistë të ri.
SHKËNDIJA-MAKEDONIJA GJ.P. 3:0 (3:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 4 000
Arbitër: Dejan Jakimovski
Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Igor Shirilov
Delegat: Sinisha Stojçevski
Golashënues: Hasani 7’ dhe 34’, Xhangarovski a.g. 23’ (Shkëndija)
Karton i verdhë: Allomeroviq (Makedonija Gj.P.)
Karton i kuq: Allomeroviq 76’ (Makedonija Gj.P.)
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi, Cuculi, Hasani (Haberkorn 56’), Radeski, Juffo, Fazllagiq (Totre 60’), Pollozhani, Todorovski (Zhunior 46’), Vujçiç, Menendez.
Trajner: Bruno Akrapoviç
MAKEDONIJA GJ.P.: Celeski, Ilovski, Alomeroviq, Kostovski (Haxhija 62’), Zdravkovski, Cvetanovski (Jasharoski 62’), Xhangarovski (Çeshmexhiev 48’), Serafimovski, Ivanoski, Ramadan, Stojkoski.
Trajner: Ivica Çakarov