-
A 0:2
- Attendance1000
- ||, 2016/2017, Kupa e Maqedonisë
- 2016-09-21 15:30
- Shkup
Alimi dhe Radeski shënuan golat në fitoren 0:2 të Shkëndijës në transfertën me Rabotniçkit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija me epërsi kapitale pret ndeshjen e kthimit më 12-të tetor në Tetovë.
Pjesa e parë solli lojë të hapur dhe mundësi shënimi me nga të dyja palët, por rrjetat mbetën të qeta. Zahov ndali në minutën e 7-të tentimin e Emir Sahitit, ndërsa në anën tjetër Alimi goditi skaj portës. Alimi më vonë pati edhe një tentim të pasuksesshëm me kokë, ndërsa Siljanovski hubi mundësinë më të mirë për Rabotniçkin kur në situatë të pastërt goditi mbi portë. Dy minuta para fundit të pjesës së parë Totre lëshon një goditje të bukur nga distanca, mirëpo topi ndalet në traversën e portës vendase. Fillimi i pjesës së dytë solli mundësi për Zhuniorin, mirëpo Shishkovski ndali goditjen e tij. Në vazhdim loja ishte e balansuar, ndërsa Shkëndija vazhdimisht kërkonte golin e epërisë, që erdhi në minutën e 74-t. Alimi vendos të godasë nga distanca, duke shënuar gol të mrekullueshëm për epërsi 0:1. Pesë minuta më vonë tjetër gol për Shkëndijën, pasi paraprakisht Alimi shpërdoroi një mundësi të 100% kur provoi të parabolojë portierin vendas. Hasani pasoi në të djathtë për Todorovskin, i cili pasi depërtoi në thellësi asiston drejt Radeskit që nuk e pati të vështirë vetëm të shtyjë topin në rrjetën e zbrazët për 0:2.
RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 0:2 (0:0)
Stadiumi në Gjorçe Petrov të Shkupit
Shikues: 1 000
Arbitër: Dejan Jakimovski
Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Delegat: Toni Ivanovski
Golashënues: Alimi 74’ dhe Radeski 79’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: /
Karton i kuq: /
RABOTNIÇKI: Shishkovski, Mitrev, Sadiki, S. Sahiti (Elmaz 46’), Duranski, Najdenov, Siljanovski, E. Sahiti (Markoski 46’), Naumçevski, Ivanovski, Rasho (Adeshina 78’).
Trajner: Viktor Trenevski
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi (Bojku 83’), Cuculi, Ibraimi (Radeski 77’), Totre, Hasani (Haberkorn 83’), Zhunior, Pollozhani, Todorovski, Vujçiç, Menendez.
Trajner: Bruno Akrapoviç