Shkëndija është ndalur në barazim 1:1 në transfertën me Bregallnicën në Koçani. Todorovski solli epërsi pas vetëm 6-të minutave lojë, ndërsa Velinov barazoi 14-të minuta para fundit. Debutim i zbehtë për argjentinasit Parrino, Menendez dhe Haberkorn.
Xhiroja e 5-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ka sjellë barazim dëshprues për Shkëndijën, e cila u ndal pranë rezultatit 1:1 me Bregallnicën në Koçani.
Shkëndija nisi shumë mirë takimin dhe në minutën e 6-të gjeti golin e epërsisë me anë të mbrojtësit të djathtë Bllagoja Todorovski. Golit i parapriu aksion i Hasanit dhe asist i Ibraimit me thembër për Todorovskin që u gjet bukur në zonë për rezultat 0:1. Shkëndija kontrolloi në tërësi lojën në pjesën e parë, mirëpo nuk arriti të sjellë golin e dytë kryesisht me disa kansoje të Ibraimit dhe Imerit nga distanca. Në pjesën e dytë ‘kuqezinjtë’ pa nevojë sikur u tërhoqën duke lejuar vendasit të kenë më shumë hapsirë për të sulmuar portën e Zahovit. Barazimi erdhi në minutën e 76-të kur Parrino humb një top kur Shkëndija kërkonte sulmin, ndërsa vendasit dalin në kundërsulm të shpejtë dhe me anë të Stojanço Velinovit barazojnë shifrat në 1:1.
COACH’S VIEW | Akrapoviq: Kështu nuk mbrohen ngjyrat e klubit
Barazimi 1:1 me Bregallnicën në Koçani ka lënë të pakënaqur shefin e stafit teknik Bruno Akrapoviq që ka kritikuar paraqitjen e futbollistëve në pjesën e dytë. Nëse fraksioni i parë ishte shumë i mirë dhe solli epërsi, Akrapoviq paralajmëron futbollistët me vërejtje serioze për mënyrën si interpretuan 45 minutat e dyta.
BREGALLNICA-SHKËNDIJA 1:1 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Koçani
Shikues: 1 500
Arbitër: Marjan Markoski (Ohër)
Arbitra anësorë: Zharko Todorovski (Ohër) dhe Kiril Negrieski (Strugë)
Delegat: Cvetko Kostovski (Shkup)
Golashënues: Velinov 76’ (Bregallnica), ndërsa Todorovski 6’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Gjoreski, Petrov (Bregallnica), Vujçiq (Shkëndija)
Karton i kuq:
BREGALLNICA: Kobetiq, Gjoreski, Petrov, Zdravkov (De Almeida 61’), Karuta (Georgiev 73’), Iliev (Jovanovski 61’), Kostov, Temelkov, Akim, Ristovski, Velinov.
Trajner: Igorçe Stojanov
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi, Cuculi, Ibraimi (Haberkorn 62’), Hasani, Imeri (Radeski 52’), Zhunior (Bejtullai 79’), Parrino, Todorovski, Vujçiq, Menedez.
Trajner: Bruno Akrapoviq