Shkëndija U18 kalon në gjysmëfinale përmes Vardarit

Pas juniorëve edhe kadetët e Shkëndijës fitojnë betejën e Kupës me Vardarin, duke eliminuar ekipin shkupjan në fazën çerekfinale. Pas fitores 2:1 në Tetovë, për kualifikim në gjysmëfinale sot mjaftoi barazimi 2:2.

 

Shkëndija U18 nxjer nga gara e Kupës skuadrën e Vardarit. Ekipi i drejtuar nga Berat Imeri i bashkohet suksesit të gjeneratës U19 që eliminuan poashtu kuqezinjtë nga Shkupi, duke u bërë gjenerata e katërt bashkë me U17 dhe U 16 që kualifikohen në fazën e gjysmëfinales së Kupës. Në takimin e kthimit Shkëndija U18 sot hynte me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë në Tetovë dhe presioni binte mbi supet e vendasve. Vardari në pjesën e parë arriti të gjejë epërsinë 1:0 kur Xhemal Ibishi shënoi për epërsi dy minuta para pauzës. Shkëndija nuk mund të pranonte këtë rezultat që i nxirte jashta Kupës dhe gjetën barazimin 1:1 me anë të Besart Rexhepit në minutën e 61. Vardari vazhdoi të insistojë dhe u duk se ndeshja do të shkonte në penalti kur Fitor Rexhepi në minutën e 85-të shënoi për epërsi 2:1 të Vardarit, që tani më kishte të njejtin rezultatat si humbja e parë në Tetovë. Mirëpo djemtë e Shkëndijës nuk kishin thënë fjalën e fundit në këtë ndeshje dhe vetëm 60-të sekonda më vonë (min. e 86-të) Ylber Karimani shënon për barazim 2:2, duke i dhuruar skuadrës kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në konkurencë të kadetëve.

 

VARDARI U18-SHKËNDIJA U18 2:2 (1:0)
Golashënues: 1:0 Ibishi 43’, 1:1 B. Rexhepi 61’, 2:1 F. Rexhepi 85, 2:2 Karimani 86’
SHKËNDIJA U18: Abazi, Rexhepi, Ramiq, Karimani, Alb. Ramadani, Hajredini, Memishi, Shahini, Ramadani, Bakija, Gashi.
Luajtën edhe: Luma, Rexhepi, Jakupi, Sinani dhe Demiri.
Trajner: Berat Imeri

Share Now

Related Post