-
H 4:0
- Attendance1 500
- ||, 2016/2017, Kupa e Maqedonisë
- 2016-12-07 13:00
- Tetovë
‘Kuqezinjtë’ avansojnë në gjysmëfinale të Kupës, duke eliminuar Shkupin. Shkëndija fitoi ndeshjen e kthimit me rezultat 4:0, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola. Ibraimi shënoi hat-trik, ndërsa një gol realizoi Zhunior.
Shkëndija eliminon Shkupin në mënyrë bindëse nga Kupa e Maqedonisë, duke e mundur me rezultat bindës 4:0 në takimin e kthimit të fazës çerekfinale.
Duke dashur të zgjidhin fatin e gjysmëfinales sa më parë, futbollistët ‘kuqezi’ nisën fuqishëm që në start të takimit. Në minutën e katërt Zhunior asiston për Ibraimin, goditja e të cilit ndalet nga Zendeli, ndërsa portieri mysafir shpëtoi portën e tij edhe në minutën e 10-të kur Imeri u gjet në pozitë ideale. Rezultati u zhbllokua në minutën e 12-të kur Ibraimi lëviz bukur në zonë dhe me një të djathtë precize shënon për 1:0. Në minutën e 25-të Zhunior niset në kundërsulm, kombinon bukur me Ibraimin dhe pasi merr asist në kohë shënon për 2:0. Shkëndija në vazhdim humbi të tjera shanse shënimi, ndërsa në fund të pjesës së parë portieri mysafir Zendeli ndal me faul Ibraimin në zonë dhe shkakton penalti, të cilën në gol e konverton Ibraimi për epërsi 3:0. Pjesa e dytë nisi me një tentim të Lambin që kontrollohet nga Jovanovski, ndërsa në anën tjetër në minutën e 61 Ibraimi godet saktë nga distanca me topin që ndalet në rrejtë për epërsi 4:0. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe Shkëndija kalon më tej në garat e Kupës.
SHKËNDIJA-SHKUPI 4:0 (3:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 1 500
Arbitër: Zoranço Temelkov
Arbitra anësorë: Martin Petkovski dhe Toshe Icev
Delegat: Islam Ismaili
Golashënues: Ibraimi 12’, 45+1’, 61’, Zhunior 25’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Adili (Shkupi)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi (Zejnullai 62’), Ibraimi (Kasami 82’), Totre, Imeri, Murati, Zhunior (Asani 72’), Pollozhani, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Jeton Beqiri
SHKUPI: Zendeli, Gligorov, Bajrami, Adili, Zuka, Iseni, Lambin, Osmani (Janevski 62’), Asani, Llazarevski, Arif.
Trajner: Ardian Nuhiji