Shkëndija ka shënuar fitore 2:0 përballë Mlladost Carev Dvorit në takimin e xhiros së 21 të Ligësë së Parë të futbollit të Maqedonisë. Përballja e shtyrë nga e diela për të hënën për shkak të situatës me protestat në Shkup, ndërsa e ndërprerë të hënën në minutën e 65-të për shkak të të reshurave të dendura të shiut, më në fund u luajt sot në Veles dhe Shkëndija arkëtoi tre pikët e planifikuara.

Pjesa e parë solli dominim të plotë të Shkëndijës dhe një Mlladost të orientuar në mbrojtje dhe që vështirë kalonte mesin e fushës. Në 6-të minutat e para Shkëndija humbi tre mundësi të mira kur Bejtullai dhe Zhunior me kokë godasin skaj portës, ndërsa tentimi i Alimit kontrollohet nga portieri Apostollovski. Në minutat 20-të dhe 21 regjistrojmë dy goditje të forta të Ibraimit dhe Zhuniorit që priten nga Apostollovski, ndërsa ndryshimi do të vinte në minutën e 25-të kur Zhunior fiton faul para zonës. Besart Ibraimi egzekuton në mënyrë të përkryer, duke shënuar gol të bukur për epërsi 1:0. Deri në fund të pjesës së parë Shkëndija sulmonte dhe kërkonte golin e dytë, mirëpo me gjithë disa raste të mira në pushim u shkua me rezultat 1:0. Pjesa e dytë ishte pasqyrë e të parës, me Shkëndijën që sulmonte dhe kërkonte të shënojë. Në minutën e 57-të një top të nxjerë mirë nga mbrojtja nga ana e Cuculit, Merajiq sjell harkim të përkryer, ndërsa Zhunior me kokë realizon për 2:0. Pak më vonë një harkim i devijuar i Merajiqit për pak sa nuk përfundoi në rrjetë, mirëpo traversa shpëtoi miqtë. Deri në fund Shkëndija humbi disa mundësi të mira për të shënuar, gjithsesi duke rëmbyer tre pikët e planifikuara nga kjo përballje.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.