-
A 0:2
- Attendance1000
- |, 2015/2016, Kupa e Maqedonisë
- 2016-03-02 14:0016:00
Shkëndija mund 0:2 Horizontin në Turnovë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimt në finalen e madhe. Super gol i Ibraimit nga gjuajtja e lirë, ndërsa në të dytën Radeski realizon të dytin.
‘Kuqezinjtë’ shkojnë një hap pranë finales së Kupës, pasi shënuan fitore 2:0 në teren të Horizontit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës. Shkëndija dominoi për 90-të minuta, ishte skuadra që krijonte dhe kërkonte portën kundërshtare, ndërsa me nga një gol në dy pjesët bëri hapin e parë drejt kualifikimit në finale. Fillimi i takimit solli lojë të matur dhe kansoje të dy palëve nga distanca. I pari u orvat Ibraimi me një predhë të fortë që shkoi për pak mbi portë, ndërsa në anën tjetër skaj portës goditi Pandev. Rezultati u zhbllokua në minutën e 11-të kur Besart Ibraimi lëshon egzekuton për mrekulli një goditje dënimi, duke shënuar gol të bukur për epërsi 0:1. Në fund të pjesë së parë Zhunior gjendet në rast shënimi, mirëpo Igeski ndal goditjen e tij. Fillimi i pjesës së dytë solli tjetër mundësi për Shkëndijën, por Igeski kontrollon tentimin e Ibraimit. Në minutën e 51 Pollozhani bukur vertikalizon për Radeskin, i cili pasi futet në zonë plason saktë me të majtën për rezultat 0:2. Deri në fund nuk pati ndryshim, mirëpo gjithsesi rezultati vendos Shkëndijën në situatë të volitshme para ndeshjes së kthimit që në program është pas një muaji.
Leave us a reply