“Kuqezinjtë” barazojnë 4:4 duelin lokal me Renovën në kuadër të xhiros së 35-të në LPFM, në një takim me shumë kthesa. Radeski realizoi tregolëshin e parë në fanellën “kuqezi”, ndërsa një gol shënoi Ibraimi që arrin në kuotën e 20-të golave sezonal.

Shkëndija nisi shumë keq ndeshjen kur pas vetëm 6-të minutave lojë pa veten në disavantazh. Bejtullai ndal në zonë me faul Nafiun, ndërsa kapiteni Nuhi godet saktë nga pika e bardhë për epërsi 1:0. “Kuqezinjtëve” nuk i’u desh shumë kohë për tu kthyer në lojë, pasi në minutën e 15-të Ibraimi barazon shifrat në në 1:1 pas kombinimit të Alimit dhe Zejnullait nga gjuajtja e lirë. Shkëndija vazhdoi të sulmojë dhe krijoi disa raste të mira për të kaluar në epërsi, mirëpo golin e gjeti sërish Renova. Ishte minuta e 34-t kur Selmani shfrytëzon një gabim në mbrojtje dhe me goditje të fortë realizon për 2:1. Ibraimi dhe Abdurahimi lëshuan raste të mira për të barazuar, ndërsa kur dukej se vendasit do të shkojnë në pauzë me epërsi, Radeski shfrytëzon harkimin e Ibraimit dhe me kokë shënon për 2:2. Në start të pjesës së dytë me goditje nga distanca tentojnë Alimi dhe Ibraimi, mirëpo Haxho përgjigjet me pritje të sigurta. Mirëpo ai nuk mundi të bëjë asgjë më shumë në minutën e 58-të kur Abdurahimi asiston bukur për Radeskin, me këtë të fundit që plason saktë për epërsi të parë të Shkëndijës. Ibraimi humbi rast të mirë për 2:4, ndërsa në anën tjetër pas lojës me dorë të Bejtullait në zonë vendasit fitojnë penaltinë e dytë që konvertohet në gol nga Gafuri për barazim të ri 3:3. Shkëndija shpejt fitoi mundësi të kthejë epërsinë kur Abdurahimi fiton penalti, ndërsa i njejti futbollist gabon nga 11-të metra duke goditur lartë mbi portë. Kjo huqje u ndëshkua pesë minuta para fundit kur vendasit hidhen në kundërsulm dhe me anë të Useinit shënojnë për 4:3. Ndeshja shkonte drejt fitores së vendasve, mirëpo sërish në kohën shtesë në skenë shfaqet Radeski që realizon për rezultat përfundimtar 4:4.

FOTOGALERIA E NDESHJES

RENOVA-SHKËNDIJA 4:4 (2:2)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 2 000
Arbitër: Marjan Markoski
Arbitra anësorë: Zharko Todorovski dhe Aco Macevski
Delegat: Abdulla Sakipi
Golashënues: Nuhi 6′ pen., Selmani 34′,Gafuri 72′ pen. dhe Useini 85′ (Renova), ndërsa Ibraimi 15′, Radeski 45+1′, 58′ dhe 90+2′ (Shkëndija).
Kartona të verdhë: Mishkovski (Renova), ndërsa Ibraimi (Shkëndija).
Karton i kuq: /
RENOVA: Haxho, Musliu, Selmani, Jusufi, Nuhi, Gafuri (Iljazi 74′), Mishkovski, Fetai (Ramadani 64′), Nafiu (Imeri 82′), Neziri, Useini.
Trajner: Qatip Osmani
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Ibraimi, Çelikoviç, Radeski, Murati, Zejnullai (Totre 64′), Taipi (Bojku 85′), Pollozhani, Abdurahimi (Juffo 80′).
Trajner: Erhan Selimi

Share Now

Related Post