Shkëndija ndalet me barazi pa gola në transfertën me Shkupin në Çair në një ndeshje të dominuar në teren dhe raste, por pa mundur të gjendet goli.
‘Kuqezinjtë’ nuk arrijnë të fitojnë Shkupin në transfertë, përkundër dominimit për 90-të minuta dhe disa rasteve të mira për të shënuar, duke u ndalur në fund me barazim 0:0.
Që në fillim të ndeshjes Shkëndija ishte në sulm, ndërsa vendasit të tërhequr pritnin që përmes kundërsulmeve të kërkojnë shansin e tyre. Kansojen e parë e solli Hasani në minutën e katërt, mirëpo tentimi i tij u kontrollua nga Zendeli. Në vazhdim ‘kuqezinjtë’ kontrollonin lojën, por vështirë arrinin të krijojnë shanse për gol, pasi Shkupi formoi mbrojtje të ngjeshur. Në minutën e 33-të Ibraimi provon nga gjuajtja e lirë, ndërsa Zendeli me pak pasiguri arrin të ruajë portën e tij. Vendasit mundësinë e parë më serioze e kishin dy minuta para fundit të pjesës së parë, kur krijohet rëmujë në zonën e Shkëndijës, mirëpo pa ndryshim në rezultat. Në anën tjetër kapiteni Hasani bën sllallom në mbrojtjen vendase duke kaluar disa futbollistë, mirëpo goditja e tij shkoi skaj portës. Në pjesën e dytë i pari u kanos Zhunior pas harkimit të Muratit, mirëpo shpëton Zendeli. Në minutën e 66-të Zhunior gjen në zonë Ibraimin, mirëpo sërish Zendeli shpëton portën e Shkupit. Në vazhdim erdhi rradha e Alimit kur fillimisht një e djathtë e fortë e tij shkoi mbi portë, ndërsa në minutën e 85-të pas një sllallomi të bukur në moment të fundit shpëtojnë vendasit. Paraprakisht Ibraimi provoi të djathtën e tij, pa gjetur kuadrantin e portës. Në fund takimi u mbyll me rezultatin e fillimit, duke ndarë nga një pikë dy skuadrat.
SHKUPI-SHKËNDIJA 0:0 (0:0)
Stadiumi në Çair të Shkupit
Shikues: 4 000
Arbitër: Vasko Mavrov
Arbitra anësorë: Gjorgji Stankovski dhe Kire Gocevski
Delegat: Aco Aleksoski
Golashënues: /
Karton i verdhë: Zuka, Lambin dhe Zendeli (Shkupi)
Karton i kuq:
SHKUPI: Zendeli, Maliqi, Bajrami, Adili, Kadriu (Janevski 44’), Zuka, Iseni, Osmani (Lambin 82’), Adem (Arif 75’), Asani, Llazarevski.
Trajner: Visar Musliu
SHKËNDIJA: Jovanovski, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre (Bojku 66’), Hasani, Murati, Zhunior (Imeri 88’), Pollozhani, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Jeton Beqiri