Shkëndija ka shënuar fitore 1:2 në transfertën me Pobedën në Manastir, duke u falemenderuar në dy golat e Zhuniorit në pjesën e parë dhe të Ibraimit në të dytën. Pobeda barazoi përkohësisht me anë të Sharkoskit. Cuculi në fund të ndeshjes doli me karton të kuq.
‘Kuqezinjtë’ dalin me tre pikë nga dueli me Pobedën i luajtur në Manastir, pasi mundën Pobedën me rezultat 2:1. Zhunior dhe Ibraimi ishin autor të golave, ndërsa ‘kuqezinjtë’ lëshuan edhe disa mundësi të mira për të zgjidhur dilemat shumë më herët.
Në minutën e 5-të Hasani ndalet në mënyrë shumë evidente me faul në zonë, ndërsa për befasi arbitri Stojanov tregon që loja të vazhdojë. Mirëpo kjo nuk do të zgjaste shumë pasi një minutë më vonë Alimi harkon në zonë, ndërsa Zhunior me kokë shënon për epërsi 0:1 të Shkëndijës. Në minutën e 20-të u kanos Najdoski me goditje të fortë, mirëpo vetëm skaj portës së Jovanovskit. Kur kishin kaluar gjysmë ore lojë Ibraimi lëshon një predhë që ndalet me pasiguri nga Taleski, ndërsa goli i shënuar nga Alimi sipas arbitrave anulohet për pozicion jashtëloje. Vendasit pa lojë dhe aksion në minutën e 38-të arrijnë të barazojnë kur një top i gjatë gjen në zonë Sharkoskin që qetëson topin para se me parabolë të shënojë për 1:1.
Me të filluar pjesa e dytë aksion i bukur i Ibraimit dhe Zhuniorit, braziliani asiston, ndërsa Ibra çon topin në këndin e epërm për epërsi 1:2. Në minutën e 69-të kundërsulm i Shkëndijës me Alimin, mirëpo goditja e mesfushorit shkon skaj portës. 12-të minuta para fundit Ibraimi provon të majtën e tij, por pa mundur të gjejë portën.
POBEDA-SHKËNDIJA 1:2 (1:1)
Stadiumi i qytetit në Manastir
Shikues: 300
Arbitër: Stojançe Stojanov
Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Petar Novaçev
Delegat: Zoran Jovanoviq
Golashënues: Sharkoski 38’ (Pobeda), ndërsa Zhunior 6’, Ibraimi 48’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Karçeski, Risteski, Naumoski 2, Geshovski (Pobeda), ndërsa Murati, Ibraimi, Zhunior (Shkëndija).
Karton i kuq: Naumoski (Pobeda), ndërsa Cuculi (Shkëndija)
POBEDA: Taleski, Risteski, Najdovski, Kolevski (Ilijovski 46’), Mustafov (Spirkosk 56’), Geshoski, Sharkoski (Trajkoski 81’), Karçeski, Krsteski, Ilieski, Naumoski.
Trajner: Zoran Shterjovski
SHKËNDIJA: Jovanovski, Alimi, Cuculi, Ibraimi (Radeski 81’), Totre (Bojku 58’), Hasani, Murati (Menendez 85’), Zhunior, Pollozhani, Todorovski, Vujçiç.
Trajner: Jeton Beqiri.
COACH’S VIEW | Jeton Beqiri: Fitorja e rëndësishme, do përmirësohemi në vazhdimësi
Trajneri i Shkëndijës Jeton Beqiri ka vlerësuar tre pikët nga dueli me Pobedën në Manastir, ndërsa ka shtuar se ekipi duhet të eliminojë dukuritë negative që shfaqen në lojë.