Osmani: Rezultat aktiv para ndeshjes së kthimit

No image

Shkëndija është mundur 2:1 nga Trakai në Lituani në ndeshjen e parë të raundit të tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League, mirëpo në bazë të rrjedhës së gjërave në fushë “kuqezinjtë” kanë rezultat aktiv para revanshit. Trajneri Osmani vlerëson se Shkëndija kontrolloi ndeshjen, por pas dy kartonave të kuq ky rezultat është i pranueshëm duke llogaritur golin e shënuar në transfertë.