Osmani: Na kushtoi starti i dobët i ndeshjes

No image

Humbja 3:2 nga Akademia Pandev me një gol të pranuar në fund të takimit ka lënë të pakënaqur trajnerin Qatip Osmani, i cili vlerëson se ekipi hyri shumë ngadalë në ndeshje dhe filloi të luajë vetëm pasi pa veten në disavantazh. Reagimi pas 2:0 në 2:2 ishte i mirë, por skuadra u ndëshkua kur besoi se mund të arrijë fitoren.