Fituesi i duelit Shkupi-Vardari rival në çerekfinale të Kupës

No image

Kuqezinjtë pretendojnë për të tretin vit me rradhë të luajnë në finale të Kupës dhe në këtë drejtim në 1/4 e Kupës së Maqedonisë do të përballen me fituesin e duelit Shkupi-Vardari. Ndeshja e parë do të luhet më 17 dhjetor në Shkup, ndërsa revanshi më 21 shkurt 2018 në Tetovë.

Sot në hapsirat e FFM-së është hedhur shorti për dyshet e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Skuadra kuqezi që ishte pjesë e dy finaleve të fundit, duke triumfuar në edicionin e vitit 2016 në rrugën drejt finales së tretë me rradhë do të përballet me fituesin e duelit të 1/8 së finales ndërmjet Shkupit dhe Vardarit. Ndeshjet e para të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në program janë më 8 nëntor në orën 13:00, ndërsa takimet e kthimit më 29 nëntor, mirëpo për shkak se Shkupi dhe Vardari ende nuk kanë zhvilluar takimet e tyre, Shkëndija do luajë në termine plotësusese. Kështu pa marrë parasysh fituesin e duelit Shkupi-Vardari, Shkëndija më 17 dhjetor në ndeshjen e parë të 1/4 së finales do të jetë mysafire, ndërsa revanshi në Tetovë është caktuar të luhet më 21 shkurt 2018.  Gjysmëfinalet janë parashikuar më 7 mars dhe 11 prill të vitit të ardhshëm, ndërsa finalja e madhe është paraparë të zhvillohet më 9 maj 2018.