POST MATCH PRESS | Osmani: Epërsia solide, por kemi edhe një ndeshje

No image

Fitorja 3:0 kundër Daçias në takimin e parë i jep Shkëndijës përparësi të madhe për kualifikim në raundin e dytë të Liga Evropës edhe pse duhet të luhet edhe ndeshja e kthimit javën e ardhshme në Moldavi. Trajneri Osmani pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me triumfin, por ka potencuar se ekipi duhet të ruajë përqendrimin në maksimum edhe në takimin e dytë.