Taipi dhe Asani huazohen për 6 muaj, Juffo lihet i lirë

No image

Mesfushori Shqiprim Taipi dhe sulmuesi anësor Shpend Asani gjashtë muajt e ardhshëm do të luajnë si futbollistë të huazuar te skuadra e Shkupit. Ndërkohë shkaku i konkurencës së madhe me marrëveshje të dyanshme stafi teknik ka lënë të lirë brazilianin Juffo.

Dy futbollistët e rinjë dhe të talentuar të Shkëndijës, Shqiprim Taipi dhe Shpend Asani gjashtë muajt e ardhshëm do të luajnë si huazim te skuadra e Shkupit. Vendimi për huazimin e tyre është marrë nga stafi teknik, që vlerëson se të dy kanë nevojë për të luajtur rregullisht, pasi te Shkëndija nuk gjejnë shumë hapsira shkaku i konkurencës së madhe.

Me aktin e huazimit stafi teknik bën me dije se vlerëson Taipin dhe Asanin për të ardhmen, ndërsa besohet se të dyve do t’u bëjë mirë të luajnë në një skuadër ku kalojnë me insistim të stafit teknik të Shkupit. Ndërkohë Shkëndija ka ndërperë bashkëpunimin me brazilianin, Victor Nildo Juffo. Shkaku i konkurencës stafi teknik me marrëveshje të dyanshme me futbollistin, kanë vendosur të shkëputin kontratën, duke lënë të lirë Juffon të gjejë klub ku do të ketë mundësi të luajë rregullisht. KF Shkëndija falënderon brazilianin për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në skuadrën “kuqezi”.