-
A 3:2
- |, ||, |||, 23/24, Kupa e Maqedonisë
- 2023-10-25 13:00
- Shkup
Dalim jashta Kupës së vendit, pasi në Shkup jemi mundur 3:2 nga Rabotniçki në duelin e 1/8 së finales.
RABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 3:2 (1:2)
Stadiumi: Terreni në kompleksin e FFM-së
Golashënues: V. Stojanovski 9’, Gando 48’ dhe Mazari 59’ (Rabotniçki), ndërsa Cake 16’ dhe Elezi 43’ (Shkëndija)Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
RABOTNIÇKI: Aleksovski, Belica, Alomeroviq, Rashid, Petkovski (Danev 68’), Angelov (c), V. Stojanovski (G. Stojanovski 77’), Murati, Gando (Despotovski 90’+2), Mazari (Dalei 90’+2), Grozdanovski.Trajner: Milan Ilievski
SHKËNDIJA: Zahov, Limani, Cake, Çinari, Totre (c), Elezi (Aganspahiç 59’), Krasniqi, Shala (Maksimov 37’), Dita (Qaka 59’), Velija, Adili (Rexhepi 72’).
Trajner: Ardian Nuhiu
Eliminim nga Kupa e Maqedonisë në 1/8 e finales, pas humbjes 3:2 nga Rabotniçki. Nisëm keq me gol të pranuar pas 9-të minutave, përmbysëm për epërsi 2:1 me golat e Cakes e Elezit, mirëpo në të dytën pranuam dy gola naiv për humbje dhe dalje nga gara e Kupës.
Balansat e ndeshjes u prishën në minutën e 9-të kur harkimi i saktë shfrytëzohet nga Vllatko Stojanovski, që mposht Zahovin e kthyer pas një kohe të gjatë në portë dhe vendasit panë veten përpara. Reagimi i tanëve ishte i duhur kur në të 16-ën Krasniqi harkon nga këndi, Adili me kokë përcjell topin në shtyllë të dytë, derisa Cake nga afërsia nivelizon rezultatin. Vetëbesimi kaloi te tanët dhe vumë kontroll në lojë dhe pas gjysmë ore lojë shkuam pranë epërsisë pas goditjes së Elezit me kokë, mirëpo Aleksovski me super pritje ruan portën e tij. Gjithsesi epërsia e merituar do të vinte në minutën e 43-të kur Totre jep asist të bukur, derisa Elezi me parabolë shënon për 2:1.
Fillimi i pjesës së dytë ishte katastrofal për tanët. Vetëm pas 3 minutave vendasit me anë të Gandos barazojnë në 2:2 pas një reagimi të dobët në vijën tonë të fundit. Kjo nuk ishte e tëra, pasi në të 59-ën nuk pastrojmë si duhet dhe Atdhe Mazari përfiton duke shënuar për 3:2. Tentuam me disa zëvendësime të kthehemi, mirëpo sulmet “sterile” nuk sollën shans të vërtetë, përveç goditjes së Krasniqit në kohën shtesë kur Aleksovski me super intervenim i mundëson skuadrës së Rabotniçkit kualifikim në çerekfinale të Kupës.
Ndeshja e radhës
Të dielën në Tetovë presim Voska Sport në ndeshjen e xhiros së 12-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija-Voska 29.10.2023